Vdes një grua nga Rahoveci, tri ditë më parë kishte denoncuar burrin dhe vjehrrën për dhunë - NACIONALE

Vdes një grua nga Rahoveci, tri ditë më parë kishte denoncuar burrin dhe vjehrrën për dhunë

1 vit më parë

nga NACIONALE

Policia e Kosovës në raportin 24 orësh pati njoftuar për një rast të dhunës në familje, ku thuhej se një gua kishte raportuar në polici burrin dhe vjehrrën e saj pasi kanë ushtruar dhunë ndaj saj.

“Rahovec 15.03.2023 – 08:50. Viktima femër kosovare ka informuar se bashkëshorti dhe vjehrra e saj të dyshuarit kosovarë kanë ushtruar dhunë ndaj saj. Viktima është dërguar në tretman mjekësor në Spitalin e Gjakovës. Me vendim të prokurorit pas intervistimit të dyshuarit janë liruar dhe rasti shkon në procedurë të rregullt”, shkruhej në njoftimin e Policisë.

Viktima ishte shtrirë në spital të mërkurën e po trajtohej në Spitalin Rajonal ‘Isa Grezda’ në Gjakovë. Ajo ka humbur jetën në mëngjesin e ditës së sotme.

Burimet e Gazetës Sinjali kanë bërë me dije se tashmë kanë nisur hetimet e para për vdekjen e saj, pasi që 51-vjeçarja ditën kur ishte hospitalizuar, kishte denoncuar në Polici bashkëshortin dhe vjehrrën e saj, të cilët i akuzonte për dhunë në familje.

Sinjali mëson se e ndjera tash e një kohë vuante nga problemet shëndetësore dhe për këtë shkak ishte shtrirë në spital.

Njësitë policore kanë dalë në vendin e ngjarjes për të kryer ekzaminimet e nevojshme që ndihmojnë në zbardhjen e rrethanave të rastit, ndërsa me urdhër të prokurorit, rasti është cilësuar ‘Hetim i vdekjes’.

Lajme të ngjashme