Vazhdon gjykimi ndaj krerëve të UÇK-së në Hagë
Sot në Dhomat e Specializuara të Hagës do të vazhdojë gjykimi ndaj krerëve të UÇK-së.
Këtë javë planifikohet të dëgjohen tre dëshmitarë.
Siç është bërë e ditur nga Prokuroria e Specializuar për Nacionalen, dy nga ta do të dëgjohen në seanca pothuajse tërësisht të mbyllura, kurse njëri në seancë të hapur.
Fakti që seancat janë gjatë tërë kohës të mbyllura, ka nxitur reagime të vazhdueshme në Kosovë.
Deri më tash janë dëgjuar 48 dëshmitarë, kurse Prokuroria deri në mesin e majit duhet ta dorëzojë një listë finale me numrin e dëshmitarëve që synon t’i ftojë deri në fund të gjykimit.
Përderisa në Hagë tash e 2 javë nuk kishte seancë, në Kosovë pati bastisje e zhvillime.
U bastis shtëpia e ish-komandantit Sylejman Selimi, kurse për disa kohë u ndalua në EULEX ish-komandanti për zonën e Drenicës, Sami Lushtaku.
Të dy, sipas avokatit Artan Qerkini, Prokuroria ka dyshime se kanë penguar drejtësinë. Megjithatë, sipas tij, me këto bastisje po shkelen të drejtat e njeriut.