Vazhdon gjykimi ndaj krerëve të UÇK-së
Sot do të vazhdojë gjykimi ndaj krerëve të UÇK-së në Hagë.
Sipas të dhënave nga Prokuroria, këtë javë do të vazhdojë dëshmia e ish-shefit të shtabit të përgjithshëm, Bislim Zyrapi.
Deri më tash, kanë dëshmuar rreth 75 dëshmitarë.
Rasti i Prokurorisë duhet të përfundojë deri në prill të vitit të ardhshëm.