“Unë nuk po humb kohë kot”, avokati i Kadri Veselit e gjyqtari Smith “kapen” për pyetjet ndaj dëshmitarit - NACIONALE

“Unë nuk po humb kohë kot”, avokati i Kadri Veselit e gjyqtari Smith “kapen” për pyetjet ndaj dëshmitarit

4 javë më parë

nga NACIONALE

Avokati i Kadri Veselit, Ben Emmerson në një moment u kap me gjyqtarin Charles Smith. Shkak u bë pyetja e avokatit drejtuar dëshmitarit Byrnes, për të cilen s’pajtohej gjyqtari. Në një moment u duk se kaloi në perosnale kur gjyqtari tha se “unë vendos nëse je duke humbur kohë kot apo jo”, por s’shkoi shumë e avokati e bindi gjyqtarin se duhet t’ia parashtroj pyetjen që e nisi para se t’i ndërhynte gjyqtari.

Emerson: Do të ju kthehemi edhe njëherë taktikave që janë përdorur. Forcat paraushtarake futeshin, apo jo?

Gjyqtari: Këto pyetje nuk kanë fare lidhje me dëshminë e dhënë nga ky dëshmitar. I kemi dëgjuar njëherë këto gjëra. Po bëni pyetje që s’kanë të bëjnë me pyetjet e Prokurorisë.

Emerson: Do t’a përfundoj deri në orën 13:00. Ju siguroj se unë nuk po humb kohë kot.

Gjyqtari: E vendos unë nëse po humb kohë kot apo jo.

Emerson: Të gjitha kundërpyetjet kishin të bënin me komentet që ka bërë dëshmitari. Pyetjet e mija kanë të bëjnë me atë se deri në ç’shkallë kur u kthyen perosnat ata do të kishin mundësi që të ndodhnin ndëshkime ose të përdornin dhunë kundër sebëve, pa pasur nevojë për ndihmë nga UÇK-ja. Kjo gjë është shumë e rëndësishme, megjithë respektin ndaj jush nuk mund t’ë themi se kjo nuk është relevante.

Diskutimi vazhdoi edhe për pak, e Avokati vazhdoi me pyetjet që kishte planifikuar.

Shef i Misionit Diplomatik Vëzhgues të SHBA-së në Kosovë gjatë viteve 1998-1999, Shaun Byrnes, është dëshmitari i 53-të në rastin e krerëve të UÇK-së.

Lajme të ngjashme