Tromp për kërkesën e ZPS-së: Kur s'ka prova kërkojnë dënime të tepruara, de-fakto burgim të përjetshëm - NACIONALE

Tromp për kërkesën e ZPS-së: Kur s'ka prova kërkojnë dënime të tepruara, de-fakto burgim të përjetshëm

6 muaj më parë

nga NACIONALE

Ish-hetuesja e Tribunalit për Ish-Jugosllavinë, Nevenka Tromp, ka reaguar ndaj kërkesës së Prokurorisë së Specializuar në Hagë për dënim me nga 45 vjet burg për ish-krerët e UÇK-së, duke e cilësuar atë si tejkalim të pozitës së prokurorit dhe të barrës së provave. Sipas saj, një dënim i tillë përbën de-facto burgim të përjetshëm, duke pasur parasysh moshën e të akuzuarve.

Tromp në një intervistë për RTK tha se në praktikën ndërkombëtare, mungesa e provave shpesh shoqërohet me kërkesa të tepruara për dënime. Ajo ka krahasuar rastin aktual me atë të Tihomir Bllashkiqit në Tribunalin për Ish-Jugosllavinë, ku Prokuroria kishte kërkuar 45 vjet burg, por Dhoma e Apelit e uli dënimin në 9 vjet, duke konstatuar ndjekje të tepruar.

Sipas Tromp, rasti Bllashkiq është shembulli më domethënës për të kuptuar situatën aktuale. Ajo shtoi se nëse një dënim i tillë konfirmohet edhe në apel, atëherë do të nënkuptonte një devijim serioz nga praktikat e gjykatave ndërkombëtare, përfshirë Tribunalin për Ish-Jugosllavinë dhe atë për Ruandën.

Lajme të ngjashme