Tri grupe: Kush janë emrat e tjerë që përmenden në aktakuzën e re ndaj Thacit për pengim të drejtësisë - NACIONALE

Tri grupe: Kush janë emrat e tjerë që përmenden në aktakuzën e re ndaj Thacit për pengim të drejtësisë

1 vit më parë

nga NACIONALE

Zyra e Prokurorit të Specializuar ka ngritur akuzë të ndaj ish-presidentit Hashim Thaçi, nën pretendimin se ka penguar drejtësinë.

Në një komunikatë për media, pas aksionit të së enjtes, ZPS ka bërë me dije se në këtë rast, ka arrestuar Bashkim Smakajn, Isni Kilajn dhe Fadil Fazliun.

Në aktakuzë përmenden tri grupe, të cilat, pretendohet se kanë synuar ndikimin në dëshmitë e dëshmitarëve.

“Hashim THAÇI individualisht dhe me veprim të përbashkët në grupe ku bënte pjesë – duke përfshirë me Fadil FAZLIU dhe Fahri FAZLIU ('Grupi Fazliu'), Bashkim SMAKAJ, Blerim SHALA dhe Artan BEHRAMI ('Grupi Smakaj'), dhe Isni KILAJ dhe Vllaznim KRYEZIU ( Grupi Kilaj) – është angazhuar në një model sjelljeje për të penguar personat zyrtarë, këtu, gjyqtar, prokuror, zyrtar i gjykatës, nëpunës i prokurorisë ose person i autorizuar nga gjykata dhe prokuroria për kryerjen e detyrave zyrtare. Hashim THAÇI ka udhëhequr dhe angazhuar në këto përpjekje përmes vizitave të tij jo të privilegjuara në Qendrën e Paraburgimit gjatë kohës që ishte i paraburgosur në kuadër të gjykimit të tij në vazhdim për krime lufte dhe krime kundër njerëzimit.” – thuhet aty.

Lajme të ngjashme