Tre vetë u plagosën për një Golf 3: Çka thuhet në dosjen e Prokurorisë për rastin në Pejë? - NACIONALE

Tre vetë u plagosën për një Golf 3: Çka thuhet në dosjen e Prokurorisë për rastin në Pejë?

1 vit më parë

nga NACIONALE

Tre persona që u plagosën në Pejë para dy netësh, dyshohet të jenë qëlluar me armë shkaku i një veture Golf 3.

Kështu thuhet në dosjen e Prokurorisë të cilën e ka publikura Insajderi.

“Vetura ishte e një familjari të Agron Gashit, me inicialet F.G., i cili dëshironte që atë t’ua shitste tashmë të dëmtuarve, Jeton, Jetard dhe Jetnis Berisha. I shoqëruar bashkë me F.G. ishte edhe Agron Gashi, i cili sipas Dosjes së Prokurorisë, në bisedë e sipër përdorë fjalët: “qaj person që lyp me ja shk*rdhy nonën unë ja shkredhej, ja rrasi alltin në gojë”. Pas kësaj i dyshuari Agron Gashi, kap për fyti Jetard Berishën. Sipas Dosjës, pas disa minutash, Agron Gashi, kthehet në vendin e njëjtë me armë në dorë. Aty ai fillon të shtijë ndaj të dëmtuarve, me qëllim që t’i privojë nga jeta”, thuhet në dosje.

Prokuroria po kërkon paraburgim për personin e dyshuar.

Lajme të ngjashme