Tre të dyshuarve për vrasjen e Liridona Ademajt u vazhdohet paraburgimi - NACIONALE

Tre të dyshuarve për vrasjen e Liridona Ademajt u vazhdohet paraburgimi

1 vit më parë

nga NACIONALE

Gjykata Themelore në Prishtinë ua ka vazhduar paraburgimin tret ë dyshuarve për vrasjen e Liridona Ademajt.

Paraburgimi iu është vazhduar Naim Murselit, Granit Plavës dhe Kushtrim Kokallës.

“Ju njoftojmë se me datë 24.10.2024 Gjykata Themelore në Prishtinë – Departamenti për Krime të Rënda ka aprovuar kërkesën e Prokurorisë Themelore në Prishtinë për vazhdimin e masës së paraburgimit, në çështjen penale ndaj të pandehurve N.M, G.P dhe K.K. Të pandehurve N.M, G.P dhe K.K iu është vazhduar masa e paraburgimit në kohëzgjatje prej (2) muaj për secilin, e cila masë do ju zgjasë deri me datë 24.12.2024”, ka thënë Mirlinda Gashi, zëdhënëse e Gjykatës Themelore në Prishtinë.

Lajme të ngjashme