Tre llapjan sulmojnë policët, arrestohen
Policia e Kosovës, ka njoftuar se duke e arrestuar një person qe kishte urdhërarres, tre familjarët e tij, I dolën në mbrojtje duke e sulmuar policinë. Policia më pas arrestoi të tre sulmuesit duke I dërguar në stacionin policor.
Pas marrjes në pyetje nga Prokurori, rasti ka vazhduar në procedurë të rregullt, kurse personi tjetër që kishte urdhërarrest është dërguar në vuajtje të dënimit
Policia kishte qenë duke e arrestuar një person, kur familjarët e tij i kanë sulmuar zyrtarët.
“Njësia policore gjatë arrestimit të një personi që kishte urdhër arrest, janë sulmuar nga familjarët e të dyshuarit. Në këtë rast janë arrestuar tre të dyshuarit meshkuj kosovarë. Pas intervistimit me urdhër të prokurorit rasti trajtohet në procedurë të rregullt, ndërsa i dyshuari me urdhër-arrest dërgohet në vuajtje të dënimit”, ka njoftuar Policia