Thaçit iu refuzua vizita në Kosovë për ta vizituar babanë, OVL e UÇK-së reagon ashpër - NACIONALE

Thaçit iu refuzua vizita në Kosovë për ta vizituar babanë, OVL e UÇK-së reagon ashpër

1 vit më parë

nga NACIONALE

Organizata e Veteranëve të Luftës ka reaguar ashpër pasi Hashim Thaçit iu refuzua kërkesa për ta vizituar babanë në gjendje të rëndë shëndetësore.

OVL-UÇK ka theksuar se Gjykata Speciale po punon kundër të drejtave të njeriut.

Postimi:

Reagim ndaj padrejtësive që po ushtron “Gjykata speciale” e Hagës ndaj pjesëtarëve të UÇK-së

Sot është bërë e ditur se Babai i ish Kryetarit të Kosovës z. Hashim Thaqi është i shtrirë në spital dhe gjendja e tij shëndetësore nuk është aspak e mirë. Gjithashtu u konfirmuar nga avokatët mbrojtës se kërkesa e tyre për lirimin e z. Thaqi për vizitë të babait në spital i qenka refuzuar nga kjo gjykatë e politizuar dhe shkelësja më e madhe e të drejtave të njeriut në këtë shekull.

Ne Organizata e Veteranëve të Luftës të Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës - OVL-UÇK, reagojmë dhe ndihemi thellësisht e shpirtërisht të prekur me veprimet e “gjykatës speciale”, e cila që nga fillimi e deri tash ka qenë e njëanshme dhe dukshëm kundër pjesëtarëve të UÇK-së, duke i shkelur të drejtat elementare të njeriut, të garantuara me ligje ndërkombëtare!

Kërkojmë nga Instancat më të larta ndërkombëtare të drejtësisë që të ndërmarrin hapa ligjor për t’ia ndërpre veprimet e kësaj gjykate që shkelin të drejtat e njeriut, njëherit babait të z. Thaqi i urojmë shërim sa më të shpejt, forcë e durim, sepse e vërteta do të triumfoi mbi të pavërtetën, realiteti dhe e drejta do ta rrënoj gënjeshtrën...

Prishtinë, 6/2/2-25 - OVL-UÇK

Lajme të ngjashme