Tetë raste të dhunës në familje brenda 24 orëve në Kosovë
Policia e Kosovës ka njoftuar se brenda 24 orëve të fundit në Kosovë, janë raportuar tetë raste të dhunës në familje.
Kështu bëhet e ditur në raportin 24 orësh të policisë.
Rastet janë raportuar në: Prishtinë, Gllogok, Kaqanik, dy në Prizren, Pejë, Gjakovë dhe Vushtrri.
RASTET:
Prishtinë 20.06.2023-10:00.
Viktima femër kosovare ka raportuar se pas një mosmarrëveshje verbale, i dyshuari mashkull kosovar ka shkaktuar dhunë psikike ndaj saj. Palët janë intervistuar, dhe me vendim të prokurorit janë liruar në procedurë të rregullt .
Gllogoc 20.06.2023-20:40.
Është arrestuar i dyshuari mashkull kosovar, pasi që i njëjti ka ofenduar viktimën femër kosovare. Pas intervistimit, me vendim të prokurorit ,viktima është dërguar në strehimore, ndërsa i dyshuari është dërguar ne mbajtje.
Kaqanik 20.06.2023-22:40.
Ështe arrestuar i dyshuari mashkull kosovar, pasi që i njëjti ka sulmuar viktimën mashkull kosovar. Me vendim të prokurorit, i dyshuari është dërguar në mbajtje.
Prizren 20.06.2023-12:10.
Viktima mashkull kosovar ka raportuar se pas një mosmarrëveshje verbale, është sulmuar fizikisht nga i dyshuari mashkull kosovar. Viktima, gjatë intervistimit, nga i dyshuari ka pranuar dy mesazhe kërcënuese. Rasti nën hetime.
Prizren 20.06.2023-11:00.
Viktima femër kosovare ka raportuar se pas një mosmarveshje verbale, është sulmuar fizikisht nga i dyshuari mashkull kosovar. Palët janë intervistuar dhe me vendim të prokurorit, i dyshuari është arrestuar dhe dërguar në mbajtje.
Pejë 19.06.2023 – 00:02.
Është arrestuar i dyshuari mashkull kosovar, pasi kishte sulmuar fizikisht viktimën femër kosovare e cila si pasojë e dhunës ka pësuar lëndime dhe ka pranuar tretman mjekësor. I dyshuari me vendim të prokurorit është dërguar në mbajtje.
Gjakovë 20.06.2023-07:00.
Viktima femër kosovare ka raportuar se pas një mosmarveshje verbale, i dyshuari mashkull kosovar i ka kërkuar viktimës që të largohet nga banesa. Gjatë kontrollit, te i dyshuari janë gjetur dhe konfiskuar një pistoletë dhe një thikë. Pas intervistimit, me vendim të prokurorit ,viktima është dërguar në strehimore, ndërsa i dyshuari është lirua në procedurë të rregullt.
Vushtrri 20.06.2023-14:40.
Është arrestuar i dyshuari mashkull kosovar pasi që i njëjti ka ushtruar dhunë psiqike ndaj viktimës femër kosovare. Pas intervistimit me vendim të prokurorit i dyshuari lirohet në procedurë të rregullt.