Të dyshuarit për spiunazh, një dënim me 75 vjet burgim: Çka ndodhi gjatë javës në gjykata? - NACIONALE

Të dyshuarit për spiunazh, një dënim me 75 vjet burgim: Çka ndodhi gjatë javës në gjykata?

7 muaj më parë

nga Arbër Ramadani

Gjykata Themelore e Prishtinës ua ka caktuar 30 ditë paraburgim dy të dyshuarve për spiunazh. Kjo ka qenë absolutisht ngjarja që ka dominuar vendin gjatë javës që po e lëmë pas, në aspektin e drejtësisë në vend.

Në vendimin e Gjykatës Themelore në Prishtinë thuhet se të dyshuarit ka rrezik të ikjes dhe të ndikojnë në prova.

“Gjyqtari i procedurës paraprake ka aprovuar si të bazuar kërkesën e Prokurorisë Speciale të Republikës së Kosovës për caktimin e masës së paraburgimit kundër të pandehurve dhe të njëjtëve iu është caktuar masa e paraburgimit në kohëzgjatje prej një (1) muaji, për secilin”, thuhet në komunikatë.

Në anën tjetër para se të merrej ky vendim, para Gjykatës Themelore në Prishtinë Besnik Berisha, avokat i të dyshuarit Bedri Shabani, ka folur para gazetarëve.

Berisha ka thënë se në seancën e sotme, Prokuroria nuk ka paraqitur asnjë provë për këtë rast.

“Përfunduam seancën dëgjimore për dy qytetarë të cilët pandehen për spiunazh ndaj shtetit për interes të Serbisë. Jam i lumtur që ajo sot që dëgjuam e lexuam nuk arriti të argumentojë asnjë fjali që dy qytetarë të Kosovës kanë spiunu në Serbi. Nuk pat mundësi Prokurori për ta zbuluar një transkriptt të vetëm, një fotografi të vetme, një vëzhgim të vetëm. Parandaj si qytetar, si profesionist, më duhet të them se po që se të shqyrtohen provat e që nuk i kemi pa, e ky spektakël është gabim. Është hetim që ka filluar që 8 muaj, dhe është rezultat që nuk ka prodhuar asgjë, vetëm ka sjellur dy emra familjet e të cilave rrezikohen”, ka thënë avokati Berisha, raporton Nacionale.

Besnik Berisha e ka konfirmuar se Bedri Shabani është dëshmitar i Prokurorisë së Specializuar në Hagë. Megjithatë, detajet të tjera nuk u bënë të ditura.

“Është histori e njohur, nuk i ikë. Është dëshmitar i Prokurorisë në Hagë. Nuk është rast konfidencial, sepse nuk do e zbuloja këtu. Ai mendon se po persekutohet nga biznese të caktuara si rezultat i punës së tij. Sipas tij është dëshmitar në Prokurori, nuk e di për cilin rast sepse janë disa raste. Ka refuzu që të kishte masa mbrojtëse”, ka thënë Berisha më tutje.

E rrëmbyen, e lidhën, e dogjën, u dënua edhe bashkëshortja: Cila është historia e vrasjes makabre në Suharekë?

Më 6 tetor të vitit 2016, pra gati 6 vjet më përpara, komuna e Suharekës dhe krejt Kosova u tronditën nga një vrasje makabre që ndodhi në fshatin Peqan.

Aty, u vra Abedin Bytyqi në mënyrë mizore.

Fillimisht u rrëmbye, u lidh, e rrahën për vdekje, e groposën dhe në fund e dogjën. I gjithë ky krim makabër dyshohet të jetë organizuar nga bashkëshortja e tashmë të ndjerit, Resmije Bytyqi.

Kjo e fundit, kishte nxitur drejt vrasjes së bashkëshortit dy familjarë të saj, më saktësisht djemtë e axhës. Fjala është për Murat Ademin dhe Fadil Fetiun.

Të tre të akuzuarit janë dënuar me nga 25 vjet burg nga Gjykata Themelore në Ferizaj.

“Të akuzuarin M.A., (për veprën penale vrasja e rëndë) me DËNIM ME BURGIM në kohëzgjatje prej 25 (njëzetepesë) vite (në të cilin dënim do ti llogaritet koha e kaluar në parabrugim nga data 08.10.2016, e tutje)”

“Të akuzuarin F.F., (për veprën penale vrasja e rëndë) me DËNIM ME BURGIM në kohëzgjatje prej 25 (njëzetepesë) vite (në të cilin dënim do ti llogaritet koha e kaluar në paraburgim prej 7 muajsh të mëhershme, dhe nga data 20.05.2019 e tutje)”

“Të akuzuarën R.B., (për veprën penale shtytja në vrasje të rëndë) me DËNIM ME BURGIM në kohëzgjatje prej 25 (njëzetepesë) vite (në të cilin dënim do ti llogaritet koha e kaluar në parabrugim nga data 08.11.2016, e tutje)”.

Kështu njoftoi Gjykata Themelore në Prizren. Megjithatë, ky nuk është aktgjykimi i parë për këtër rast.

Ia morën jetën për hakmarrje në Podujevë, gruaja e të ndjerit me dëshmi emocionuese në gjykatë

Një vrasje ndodhi vitin e kaluar në Dumnicë të Podujevës.

Atje u gjet i vrarë Salih Salihu. Rasti dyshohet të kishte ndodhur për hakmarrje.

Këtë javë është mbajtur seanca ku dy të akuzuarit janë deklaruar të pafajshëm.

Video e dëshmisë

Lajme të ngjashme