Specialja arreston edhe Fadil Fazliun, vëllain e dy heronjve të kombit
Fahri Fazliu ka bërë me dije se Gjykata Speciale sot e ka arrestuar babanë e tij Fadil Fazliu, vëllain e dy heronjve të kombit, Fahri e Bahri Fazliu.
Ai ka treguar se arrestimi është bërë sot ne ora 8 të mëngjesit para banesës se tij.
Në profilin e tij në “Facebook”, ai ka shkruar se prindi i tij pritet të dërgohet në Hagë.
“Të nderuar miq, shokë, dashamirë dhe kolegë! Sot, paradite rreth orës 8:00 të mëngjesit para banesës së tij kanë arrestuar babain tim, Fadil Fazliun, luftëtarin e UÇK-së, vëllain e dy heronjve të kombit, Fahri e Bahri Fazliu. Me urdhërë të Dhomave të Specializuara të Hagës është arrestuar dhe pritet të dërgohet për në Hagë. Ballëhapur, kokëlart dhe gjithmonë krenar me të kaluarën tonë të lavdishme!🇦🇱 Krenar me ty Bablok”, ka shkruar Fazliu.