Shtyhet seanca ndaj Thaçit dhe të tjerëve
Seanca e 18 tetorit ndaj Hashim Thaçit, Kadri Veselit, Jakup Krasniqit dhe Rexhep Selimit, është shtyrë për 30 tetor.
Kjo seancë ishte duke u mbajtur e mbyllur, ndërsa kryetari i trupit gjykues, Charles Smith III deklaratën e vetme që e dha në fund të seancës, ishte se seanca e radhës është më 30 tetor.
Edhe në njoftimin e Dhomave të Specializuara të Kosovës, thuhet se kjo seancë është shtyrë për 30 tetor.