Shtatë raste të dhunës në familje brenda 24 orëve në Kosovë
Policia e Kosovës ka njoftuar se brenda 24 orëve të fundit në Kosovë, janë raportuar shtatë raste të dhunës në familje.
Kështu bëhet e ditur në raportin 24 orësh të policisë.
Një rast është raportuar në Podujevë, një në Lipjan, një në Prizren, një në Gjakovë, një në Skenderaj dhe dy në Pejë.
RASTET:
Podujevë 22.04.2023-23:20. Pas një mosmarrëveshje verbale janë rrahur me veti dy të dyshuar: një femër dhe një mashkull kosovar/e (motër e vëlla) dhe si pasoj kanë pësuar lëndime trupore dhe kanë pranuar tretman mjekësor. Palët janë intervistuar dhe me vendim të prokurorit, e dyshuara femër është arrestuar dhe dërguar në mbajtje, rasti në procedurë hetimore
Lipjan 22.04.2023-21:20. Ankuesi mashkull kosovar ka raportuar se është sulmuar fizikisht nga bashkëshortja e tij dhe babai i bashkëshortes së tij i dyshuari mashkull kosovar. Viktima ka pranuar tretman mjekësor. Palët janë intervistuar dhe me vendim të prokurorit, rasti vazhdon të hetohet në procedurë të rregullte.
Prizren 22.04.2023 – 16:58. Viktima femër kosovare ka raportuar se është sulmuar fizikisht nga bashkëshorti i saj, i dyshuari mashkull kosovar. Viktima ka pranuar tretman mjekësor. I dyshuari ende nuk është hasur nga policia, rasti vazhdon të hetohet.
Gjakovë 22.04.2023 – 07:00. Është arrestuar i dyshuari mashkull kosovar për shkak se kishte ushtruar dhunë psikike ndaj bashkëshortes së tij, viktimës femër kosovare. I dyshuari me vendim të prokurorit është dërguar në mbajtje.
Skenderaj 22.04.2023-19:40. Viktima femër kosovare ka raportuar se bashkëshorti i saj i dyshuari mashkull kosovar nën ndikim të alkoolit duke i kërkuar para e ka detyruar ti japë vathët e arit, por nuk ka përdorur dhunë fizike. Palët janë intervistuar dhe me vendim të prokurorit, , rasti procedohet në procedurë të rregullte.
Pejë, 22.04.2023-15:00. Janë arrestuar dy të dyshuar meshkuj kosovar pasi që të njëjtit pas një mosmarrëveshje verbale janë rrahur mes veti dhe si pasoj kanë pësuar lëndime trupore të cilët kanë pranuar tretman mjekësor. Pas intervistimit dy të dyshuarit me vendim të prokurorit, janë dërguar në mbajtje.
Pejë 22.04.2023-16:30. Viktima femër kosovare ka raportuar se bashkëshorti i saj i dyshuari mashkull kosovar nën ndikim të alkoolit, e ka sulmuar fizikisht. I dyshuari është arrestuar dhe me vendim të prokurorit, është dërguar në mbajtje .