Shefqet Kabashi pyetet në Hagë rreth urdhrit për vrasjen e Rrok Berishës - NACIONALE

Shefqet Kabashi pyetet në Hagë rreth urdhrit për vrasjen e Rrok Berishës

8 muaj më parë

nga NACIONALE

Shefqet Kabashi e ka nisur dëshminë e tij në Hagë si dëshmitar i Prokurorisë.

Kabashi është pyetur rreth deklaratave të tij për vrasjen e Rrok Berishës.

Nacionale sjell përgjigjet pa ndërhyrje:

Prokurori: Dëshiroj të diskutojmë atë që ka ndodhur në procese gjyqësore mëparshme me Limaj dhe rastin ku jemi këtu. Është e rëndësishme të mos flasim mbi njëri-tjetrin. Në rastin Limaj keni dhënë dëshmi me masa mbrojtëse, identiteti juaj nuk është bërë i ditur. Keni shpjeguar se ka qenë e vështirë sepse ishit thirr tradhtar. Keni shpjeguar që kur keni shkuar për dëshmi familja juaj është kërcënuar. Pavarësisht vështirësive pse keni dhënë dëshmi në rastin Limaj?

Shefqet Kabashi: Nga viti 1998 që kam urdhra nga komandanti i mëparshëm për të vrarë njerëz dhe nuk i kam vrarë këta njerëz dhe ato nuk ndaluan asnjëherë edhe pse unë isha në burg. E kam ditur që jeta ime ka qenë në rrezik por për mua ka qenë më e rëndësishme të ndaloja, por nuk u dorëzova asnjëherë. Për ne nuk ishte e nevojshme të bënim ato gjëra, të vrisnim njëri-tjetrin për besime të ndryshme apo arsye politike. Nuk bëjmë gjëra të tila çfarë kemi bërë në luftë.

Prokurori: Kur dole si dëshmitar në gjykimin Haradinaj u përgjigje në pyetjet e Prokurorisë?

Shefqet Kabashi: Sa më kujtohet jam përgjigjur në disa pyetje, por nuk desha sepse pas rastit Limaj, Haradinaj, në 2007 jo sepse lashë një letër në hotel ku shpjegova me sa shihej askush nuk mund t’i ndalonte krimet që vazhdonin të kryheshin.

Prokurori: Kur dëshmuat në rastin Haradinaj pse pa masa mbrojtëse?

Shefqet Kabashi: Sepse u përpoqa të shpjegoja gjykatës se masat mbrojtëse nuk kishin asnjë kuptim, nuk ishin të tilla. Krimi i organizuar vazhdonte kur ata e dinë që dikush del dëshmitar për UÇK-në, nëse ai e di dhe flet për ato që di, masat mbrojtëse nuk kanë vlerë.

Prokurori: Kur u paraqitët në gjykimin e Haradinajt në 2007 a u përgjigjët?

Shefqet Kabashi: Nuk desha të përgjigjem, e keni informacionin për këtë. Që nga lufta krimet nuk kanë rreshtur dhe ju si Prokurori nuk bëtë asgjë për t’i ndaluar, as EULEX-i, as Policia as të gjithë, nuk bënë asgjë për t’i ndaluar. Mendoj që ky është institucioni më i korruptuar që kam parë ndonjëherë nëse mund ta them këtë gjë. Ata u përpoqën gjithashtu sepse nuk bashkëpunova me ta në mënyrën që ata donin, u përpoqën të më bënin dëm duke dërguar letër në emigracion duke thënë se bashkëpunon me terrorizëm, përpiqet të bombardojë zyret e Tribunalit. Nga 2007 deri 2009 kam shkuar sërish. Dokumentet mi hoqën dhe për të gjitha këto jeni ju fajtor.

Prokurori: Kur iu pyeta më parë pse dëshmuat në rastin Limaj iu përmendët urdhra që keni marrë si anëtar i UÇK-së. Keni marrë urdhër për të vrarë Rrok Berishën, pasi morët urdhrin shkuat për të folur me të dhe i treguar për këtë urdhër. Dëshmuat se pasi folët me Rrok Berishën nuk e vratë. Keni folur më ndonjëherë me të?

Shefqet Kabashi: Vetëm pas luftës në 2003 apo 2004. Nuk më kujtohet disa herë kam folur. Kur përdorën emrin tim duke thënë se isha në anën tjetër të luftës, të isha njeri i keq, vendosa që të shkruaj në Bota Sot për një javë duke rrëfyer gjithçka për familjen time dhe për veten.

Prokurori: Kur e takuat Rrok Berishën çfarë diskutuat z.Kabashi?

Shefqet Kabashi: Diskutuam shumë gjëra.

Prokurori: Për çfarë e kishte fjalën, çfarë tha?

Shefqet Kabashi: Për rastin e 1998 kur shkova në shtëpinë e tij. Unë e njihja Rrok Berishën, njihja edhe familjen e tij. Ishte familja e mirë shqiptare. Kishte një keqkuptim.

Lajme të ngjashme