Sami Kurteshi i VV-së e shkel ligjin para kamerave, a do t’i shqiptohet gjobë? - NACIONALE

Sami Kurteshi i VV-së e shkel ligjin para kamerave, a do t’i shqiptohet gjobë?

3 vjet më parë

nga NACIONALE

Përfaqësuesi i Lëvizjes Vetëvendosje në KQZ, Sami Kurteshi, po vizitonte këtë të dielë pikat e votimit në veri të vendit, aty ku u mbajtën zgjedhjet e jashtëzakonshme, pas dorëheqjeve të kryetarëve paraprak.

Gazetari i Nacionales, Vullnet Krasniqi e intevistoi, z.Kurteshin si dhe z.Elshanin e PDK-së, të cilët po mbikqyrnin punën e KQZ-së.

Por, menjëherë pas intervistimit nga gazetari, saktësisht në minutën 3:20 të videos, z.Kurteshi u kap nga kamerat e Nacionales, duke e shkelur ligjin. Ai e hodhi një cigare në tokë, pra në vend joadekuat për hudhjen e mbeturinave, me çka e ka shkelur ligjin për Mbeturina.

Saktësisht nenin 49 të këtij ligji. Sipas ligjit z.Kurteshi duhet të dënohet me 20 euro gjobë.

“Me gjobë në vlerë prej njëzet (20) Euro deri në pesëqind (500) Euro, dënohet për kundërvajtje çdo person fizik për veprimet me mbeturina që shkaktojnë ndotjen e mjedisit dhe dëmtojnë shëndetin e njeriut, si në vijim: 1.1.me gjobë në vlerë prej njëzet (20) Euro i shqiptohet ndëshkimi personit nëse: 1.1.1. hedhë cigaren në rrugë ose në sipërfaqe publike”- thuhet në ligj.

Madje për zbatimin e këtij ligji, mund të përkujdesen edhe pjestarët e Policisë së Kosovës, e në këtë video vërehet se të tillë kishte mjaft aty përrreth.

Kujtojmë se jo më larg se dje, u shënua Dita Botërore e Tokës, përçka pati aktivitete e kampanja vetëdijësuese. E partitë e gjelbëra dita e ditës po fuqizohen në botë, e po zënë vend të rëndësishëm në politikë, pikërisht me politika që për qëllim kanë mbrojtjen e ambientit.

Ish deputetit I VV-së, z.Kurteshi me profesion është jurist, e më parë ka ushtruar edhe funksionin e Avokatit të Popullit.

Çka i tha Kurteshi Nacionales?

I intervistuar nga gazetari i Nacionales, Vullnet Krasniqi, në pyetjen se pse po udhëtonte së bashku me anëtarin e PDK-së Arianit Elshani, ai tha se kjo ka ndodhur për shkak se vetura ishte e Komisionit Qendror të Zgjedhjeve dhe se nuk e sheh kjo gjë ndodh zakonisht pasi ata nuk e shohin njëri tjetrin si armiq por si kundërshtar politik me qendrimet të kundërta.

“Ishim me veturë të KQZ-së. Armiq nuk jemi ne. Jemi kundërshtarë, tërë kohën flasim për kundërshtimet politike që i kemi edhe në veturë ama armiq s’jemi ne. Politikisht hiç nuk jemi askund bashkë por ne s’jemi armiq. ” – tha ai.

Më tej, i pyetur se pse ka pak qytetarë serbë që dalin për të ushtruar të drejtën e votës dhe nëse kjo është bërë me urdhër të Vuçiqit, ai tha se qeveria e Beogradit dëshiron të tregojë se në atë pjesë Kosova nuk mund të bëjë asgjë dhe se ata kanë fuqia.

“Ne 5,6 qendra deri tani kemi qenë, ishim edhe në vendbanime shqiptare edhe të përziera. Në vendbanimet serbe nuk ka. Është numër shumë i vogël. Nuk e di nëse po i binden Vuçiqit. Kjo është një çështje se a po i biden apo ka kërcenime, shantazhe, dhunë. Ata dojnë me tregu që ne e kemi pushtetin këtu dhe ju si Republikë e Kosovës nuk mund të bëni asgjë.” - tha Kurteshi.

Lajme të ngjashme