Salih Mustafës i mbetet në fuqi dënimi prej 15 vitesh, rrëzohen ankesat e avokatëve dhe Prokurorisë
Ish-komandantit të UÇK-së, Salih Mustafa, i ka mbetur në fuqi dënimi prej 15 vitesh burg.
Kjo u konfirmua me vendimin e fundit të Gjykatës Supreme.
Kjo Gjykatë rrëzoi ankesat edhe të avokatëve edhe të Prokurorisë.
Njoftimi:
Më 25 shkurt 2025, Paneli i Gjykatës Supreme, i përbërë prej gjykatësve Ekaterina Trendafilova (Kryegjykatëse), Kristinë van den Vajngart, dhe Daniel Fransen, hodhi poshtë kërkesat për mbrojtje të ligjshmërisë që parashtruan Mustafa dhe ZPS-ja. Këto kërkesa u dorëzuan në lidhje me vendimin e Gjykatës së Apelit të datës 10 shtator të vitit të kaluar, në të cilin u shqiptua dënimi i ri për Mustafën.
Ndër pika të tjera, Paneli konstatoi se Mustafa nuk identifikoi pse dënimi me 15 vjet burgim përbën shkelje të së drejtës penale. Në lidhje me kërkesën e ZPS-së, Paneli konstatoi se thjesht mospajtimet me vendime të caktuara nuk përmbushin standardin rigoroz i cili kërkohet që një kërkesë për mbrojtje të ligjshmërisë të ketë sukses.
Më shumë informacion mund të gjeni në vendimin e Panelit.