Rrustem Mustafa pyetet në Hagë për rolin në UÇK të Thaçit, Veselit, Krasniqit e Selimit - NACIONALE

Rrustem Mustafa pyetet në Hagë për rolin në UÇK të Thaçit, Veselit, Krasniqit e Selimit

3 vjet më parë

nga NACIONALE

Ish-komandanti i UÇK-së në zonën e Llapit, Rrustem Mustafa, është pyetur për funksionet që kanë pasur krerët e UÇK-së në kohën e luftës.

Mustafa ka dhënë detaje për rolin e Thaçit, Krasniqit, Veselit e Selimit.

Nacionale sjell përgjigjet e plota të Remit:

Prokurorja: Çfarë pozite kishte Hashim Thaçi në Shtabin e Përgjithshëm asokohe?

Rrustem Mustafa: Nuk jam i sigurt që e kam ditur pozitën e Hashim Thaçit në këtë kohë. Po ai publikisht ka pasur shumë detyra në luftë dhe pas lufte dhe tani unë mund të bie ne lajthitje. Unë Hashim Thaçin e kam njohur si ushtar i UCK-së, i rëndësishëm për luftën tonë për lirinë, për kohën që po flasim në tetor nuk besoj që e kam ditur pozicionin e tij.

Prokurorja: Mendoje se ishte një person me rëndësi në UÇK?

Rrustem Mustafa: Njerëzit që vizitoheshim edhe për veten gjithashtu ne e dinimin që janë me rëndësi për UCK-ne dhe flisimin me ta. Me askë që mendoj që ka ardhur nga Drenica , Shala, nuk ka mund të flet me mua nëse nuk ka qenë i rëndësishëm. Kam pas mendim se është i rëndësishëm. Ai ka ardhur me ekipin e Shtabit të Përgjithshëm dhe mendoj se ka qenë i rëndësishëm.

Prokurorja: A kishte ndonjë tjetër që të krijohej përshtypja që ishte iu rëndësishëm?

Rrustem Mustafa: Nuk më kujtohet.

Prokurorja: Po anëtarët e tjerë të delegacionit si reagonin ndaj tij?

Rrustem Mustafa: Atëherë në atë kohë nuk kam vërejt diçka. Ende nuk ishte koha kur ne mund të bënim pyetje për personalitetin e njerëzve.

Prokurorja: Jakup Krasniqi çfarë roli kishte në Shtabin e Përgjithshëm?

Rrustem Mustafa: Ishte zëdhënës i UÇK-së.

Prokurorja: Ka pasur një kohë kur ka pasur edhe një rol tjetër të dytë?

Rrustem Mustafa: Ka pasur dokumente ku ka shkruar zëvendës, por ne e kemi njohur gjithmonë si zëdhënës. Kanë dal evidenta ku ka dal se është zëvendës.

Prokurorja: Kur thoni zëvendës, e keni i komandantit të gjithë UÇK-së?

Rrustem Mustafa: Kam parë disa evidenca, por në atë kohë Jakup Krasniqin e kam njohur si zëdhënës të UÇK-së.

Prokurorja: Po Rexhep Selimi edhe ai ishte një anëtar tjetër i delegacionit. Çfarë pozite ka pasur në UÇK?

Rrustem Mustafa: Inspektor në UÇK dhe anëtar i Shtabit.

Prokurorja: Pra, inspektor i përgjithshëm?

Rrustem Mustafa: Po inspektor i përgjithshëm.

Prokurorja: Edhe anëtar i Shtabit të Përgjithshëm?

Rrustem Mustafa: Po

Prokurorja: Mendoje asokohe se ishte figurë e rëndësishme në UÇK?

Rrustem Mustafa: Po. E kam njohur si luftarak të zotin dhe njeri të rëndësishëm në organzimin e luftës. Ka qenë këmbëngulës të bëhet organizmi sa më i mirë i luftës së UÇK-së, sikurse ishim edhe ne vet.

Prokurorja: Po roli i Kadri Veselit cili ka qenë në Shtabin e Përgjithshëm?

Rrustem Mustafa: E njoh shumë më pak se të tjerët që folëm. Nuk jam i sigurt që e kam ditë pozicionin e tij gjatë luftës. Mbas lufte shumë kanë fol e munden me ndiku që unë me mëndu që edhe atëherë e kam ditë. S’kemi fol asnjëherë për pozicion të tij.

Lajme të ngjashme