Rrëzimi i Ligjit për Byronë, Musliu-Shoshi kërkon dorëheqjen e Qeverisë: Shko Albin
Deputetja e PDK-së, Ariana Musliu-Shoshi, ka reaguar pasi Gjykata Kushtetuese e ka rrëzuar sot Ligjin për Byronë e Konfiskimi të Pasurisë së Pajustifikueshme.
Ajo ka vlerësuar se me aktgjykimet e Gjykatës Kushtetuese po e vërtetojnë se Qeveria Kurti është shkelëse serike e Kushtetueses.
Në profilin e saj në “Facebook”, Muslii-Shoshi ka kërkuar dorëheqjen e Qeverisë Kurti.
“Ligji i dytë kryesor i reformës në drejtësi i dështoj kësaj qeverie e cila thirret në drejtësi por është SHKELËSE serike e Kushtetueses! Nuk i ka mbet gjë tjetër përveç dorëheqjes. Shko Albin!”, ka shkruar Musliu-Shoshi.