Rrahja në Kuvend: Hetimet drejt fundit, së shpejti pritet aktakuza - NACIONALE

Rrahja në Kuvend: Hetimet drejt fundit, së shpejti pritet aktakuza

2 vjet më parë

nga NACIONALE

Prokurorja e Prokurorisë Themelore në Prishtinë, Nebahate Salihi tha se hetimet lidhur me përleshjen e ndodhur më 13 korrik 2023 në Kuvendin e Kosovës gati kanë përfunduar dhe se shumë shpejt pritet të përpilohet aktakuza.

“Janë ndërmarrë shumë veprime, së shpejti do të bëhet edhe aktakuza, gati ka përfundu hetimi”, tha prokurorja Salihu për “Betimi për Drejtësi”.

Sipas prokurores Salihu, aktakuza pritet të ngritet për veprat penale “Asgjësimi apo dëmtimi i pasurisë”, “Lëndim i lehtë trupor” dhe “Sulm”.

E pyetur lidhur me atë se në çfarë cilësie do jenë: Mërgim Lushtaku, Hekuran Murati, Besnik Bislimi dhe Bekim Haxhiu në aktakuzë, tha se për të gjitha këto do të njoftohemi me rastin e ngritjes së aktakuzës.

Nga Prokuroria ishin intervistuar zëvendëskryeministri, Besnik Bislimi dhe ministri Financave, Punëve dhe Transfereve, Hekuran Murati.

Kurse, deputeti i Partisë Demokratike të Kosovës, Mërgim Lushtaku kishte shkruar në “Facebook” se ka marrë ftesë nga Prokuroria Themelore në Prishtinë, si i dyshuar për ‘Sulm’

Lajme të ngjashme