Rifillojnë seancat në gjykimin ndaj krerëve të UÇK-së në Hagë
Pas pushimeve të verës, sot do të rifillojnë seancat në gjykimin ndaj Hashim Thaçit, Kadri Veselit, Rexhep Selimit e Jakup Krasniqit.
Sipas radhës, sot pritet të dëshmojë dëshmitari i 16-të.
Për 2 javë me radhë nuk ka pasur asnjë seancë, pasi gjykata ka qenë në pushimet e verës.
Ndërkohë, ekskluzivisht në Nacionale gjatë kësaj jave do të mund të lexoni intervistën me ish-presidentin e Kosovës, Hashim Thaçin.