Reperi Noizy shpallet në kërkim nga Policia e Kosovës: Dyshohet për rrahjen brutale në Pejë
Reperi Noizy është shpallur në kërkim nga Policia e Kosovës.
Ai është i dyshuar për përfshirje në një rrahje brutale në Pejë.
Personat e kërkuar janë: Rigels (Bashkim) RAJKU i lindur me 27.09.1986 nё Durrёs-Shqipёri dhe Bahtjar (Shasivar) BAJRAKTARI i lindur me 22.05.1992 nё Samadrexhё-Prizren.
Policia njofton se tё pandehurit kërkohen për veprën penale: Lёndim i rёndё trupor.
“Policia e Kosovës kërkon nga qytetarët e Republikës së Kosovës që kushdo që ka informacion për vendndodhjen e personave të dyshuar në fotot e bashkangjitura, të lajmërojë Policinë e Kosovës apo të lajmërohet në stacionin më të afërt policor. Numrat e telefonit dhe adresat elektronike kontaktuese për të kontaktuar Policinë e Kosovës: 192 dhe 080019999 (pa pagesë), 039 432 327-Drejtoria Rajonale Pejë, E-mail adresa: info@kosovopolice.com”, apleon policia.