Rasti i krerëve të UÇK-së në Hagë: Deklaratat e 9 dëshmitarëve pranohen me shkrim - NACIONALE

Rasti i krerëve të UÇK-së në Hagë: Deklaratat e 9 dëshmitarëve pranohen me shkrim

2 vjet më parë

nga NACIONALE

Deklaratat e 9 dëshmitarëve janë pranuar me shkrim në rastin e krerëve të UÇK-së.

Lajmin e ka bërë të ditur Gjykata Speciale në konferecën javore për media.

“Më 2 korrik, Trupi Gjykues pranoi si prova deklaratat me shkrim të nëntë dëshmitarëve të tjerë. Trupi Gjykues hodhi poshtë kërkesën për të pranuar si provë deklaratën me shkrim të dëshmitarit të dhjetë, duke konstatuar se nëse Mbrojtjes nuk i jepet mundësia për të marrë në pyetje këtë dëshmitar, kjo mund të ketë efekt dëmtues ndaj të akuzuarve. Seanca e ardhshme në këtë çështje është caktuar për të hënën, 8 korrik, në orën 09:00”, thuhet në njoftim.

Lajme të ngjashme