Raportoi për një kompani, dënohet për shpifje gazetarja maqedonase Cvetkovska - NACIONALE

Raportoi për një kompani, dënohet për shpifje gazetarja maqedonase Cvetkovska

3 vjet më parë

nga NACIONALE

Një vendim i rëndësishëm ka ardhur nga Gjykata Themelore në Shkup në lidhje me një raportim të gazetares Sashka Cvetkovska, e cila është kryeredaktore e IRL-së, një organizatë joqeveritare me bazë në Maqedoninë e Veriut.

Sipas njoftimin të avokates Benita Beleshkova, kryeredaktorja Cvetkosvska është dënuar për shpifje në lidhje me një shkrim të titulluar “Ogradena Idnina”, që në shqip do të thotë

Sipas gazetës të Maqedonisë së Veriut "Vecer", Cvetkovska është dënuar për shpifje rreth një raportimi për B Engering.

"Gjykata Themelore në Shkup ka nxjerrë aktgjykim, të cilin e ka konfirmuar edhe Gjykata e Apelit, me të cilin IRL, ku kryeredaktore është Sashka Cvetkovska, tashmë janë dënuar për shpifje. Me këtë aktgjykim të formës së prerë, vërtetohet se emisioni i publikuar i quajtur “Ogradena Idnina” dhe i realizuar nga IRL kundër P.V. është e rreme, e pavërtetë dhe përmban materiale shpifëse. Formalisht – IRL, ku kryeredaktore është Sashka Cvetkovska, janë dënuar për shpifje." thuhet në raportimin e Vecerit.

Lajme të ngjashme