Raportohet se është arrestuar fotografi i Vetëvendosjes, dyshohet për dhunë ndaj bashkëshortes - NACIONALE

Raportohet se është arrestuar fotografi i Vetëvendosjes, dyshohet për dhunë ndaj bashkëshortes

3 vjet më parë

nga NACIONALE

Dhuna ndaj grave vazhdon të jetë e madhe. Një rast tjetër i dhunës fizike ka ngjarë edhe në Gjakovë, në të cilin rast dyshohet se një person i gjinisë mashkullore ka goditur bashkëshorten e tij.

Arrestimin për Sinjalin e ka konfirmuar zëdhënësi i Policisë së Kosovës për Rajonin e Gjakovës, Sheremet Elezaj, duke theksuar se ai është dërguar në mbajtje për 48 orë.

“Me datën 22.12.2022 është arrestuar personi mashkull i lindur në vitin 1987 mbi dyshimin se kishte ushtruar dhunë ndaj bashkëshortes së tij. Rasti ka ndodhur në rrugën “Mark Malota” në Gjakovë Me vendim të Prokurorit të Shtetit i dyshuari është ndalur në mbajtje.” - tha Elezaj për Sinjalin.

Kjo medie ka raportuar se dyshohet se i arrestuari është Gerolld Nikoliqi, aktivist i Lëvizjes Vetëvendosje, që njihet edhe si fotografi i saj.

Gazeta Nacionale nuk ka arritur të konfirmojë këtë lajm.

Lajme të ngjashme