Protesta “Unë jam UÇK” bën jehonë në media ndërkombëtare: Çka raportuan “The Washington Post” e “The Telegraph”
Protesta e djeshme gjithë popullore që u mbajt në Tiranë në përkrahje të ish-krerëve të UÇK-së ka marr vëmendjen edhe të mediave ndërkombëtare.
“The Washington Post”, “The Telegraph” dhe “Anadolu” janë disa nga mediat që kanë pasqyruar atë që ka ndodhur dje në kryeqytetin shqiptar.
Media prestigjioze amerikane “The Washington Post” ka treguar arsyet e kësaj proteste.
Sipas kësaj media, shqiptarët mbushen sheshin e Tiranës në mbrojtje të njerëzve që udhëhoqën luftën për pavarësi.
“Protestues nga Kosova dhe vende të tjera evropiane mbushën sheshin kryesor “Skënderbej” në Tiranë në mbështetje të ish-udhëheqësve të arrestuar të Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës (UÇK) — një ish-grup gueriljesh shqiptarë të Kosovës që udhëhoqi luftën për pavarësi”, është thënë në shkrimin e kësaj media.
Edhe media “The Telegraph” ka raportuar në vije të njëjta.
Sipas saj, shqiptarët kanë shprehur pakënaqësitë e tyre për padrejtësitë që po ju bëhen ish-krerëve të UÇK-së.
“Veteranët e luftës së Kosovës dhe mijëra mbështetës të tyre u mblodhën të premten në kryeqytetin shqiptar, Tiranë, në një protestë kundër një gjykate të mbështetur nga Bashkimi Evropian, e cila po ndjek penalisht ish-luftëtarët e tyre që luftuan në luftën e viteve 1998-1999 për pavarësinë nga Serbia, duke pretenduar se tribunali është i njëanshëm dhe i padrejtë”, ka shkruar “The Telegraph”.
Kurse, agjencia e njohur “Anadolu” ka shkruar për moton e kësaj proteste.
“Në Shqipëri është mbajtur një protestë kombëtare në mbështetje të ish-krerëve të Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës (UÇK) me moton “Unë jam UÇK”, është thënë në raportimin e kësaj agjencie.