Prokuroria kërkon caktimin e paraburgimit për dy personat që dyshohet se dhunuan të miturën në Drenas
Prokuroria Themelore e Pejës ka kërkuar caktimin e masës së parabrgimit ndaj dy personave të moshës madhore, të cilët dyshohet se kanë dhunuar një vajzë të mitur.
Kështu deklaroi prokurorja e rastit, duke thënë se janë në pritje të aktvendimit nga Gjykata.
“Jemi në pritje të aktvendimit nga ana e Gjykatës. Meqenëse viktima është e mitur dhe natyra e veprës penale, për informata të tjera do t’ju informojmë gjatë fazës së hetimeve.”
“Jemi duke zhvilluar hetimet, duke ndërmarrë veprimet e nevojshme, i jemi drejtu gjykatës me kërkesë për ekzaminimin e lëndimeve për të miturën, jemi duke pritur rezultatet e ekzaminimeve.” – ka thënë tutje ajo.
Ndryshe, 13 vjeçarja dyshohet se është dhunuar nga dy persona të rritur. Ngjarja dyshohet të se ka ndodhur në Drenas.
Në raportin e Policisë së Kosovës i cili lëshohet çdo ditë për medie, rasti ishte cilësuar si “Person i Zhdukur”.
Aty përshkruheshin infromacione të zhdukjes së një personi, pa u përmendur mosha e mitur e viktimës, që del të jetë 13-vjeçare, e as dyshimet për dhunimin e saj.
Raporti i Policisë:
PERSON I ZHDUKUR
Malishevë 10.03.2024-13:00. Raportohet se viktima femër kosovare, kishte dalur nga shtëpia dhe se nuk dihet për lokacionin e saj. Me datë 11.03.2024 rreth orës 00:50 njësitet e hetuesi ka lokalizuar viktimën e cila ishte e shoqëruar nga dy të dyshuarit meshkuj kosovarë. Rasti është duke u hetuar.