Prokurori Maloku nga Brezovica e quan absurde kërkesën e Haxhiut për përgjegjësi për rastin e Sokol Halilit - NACIONALE

Prokurori Maloku nga Brezovica e quan absurde kërkesën e Haxhiut për përgjegjësi për rastin e Sokol Halilit

1 vit më parë

nga Gentiana Hasani

Më 29 korrik të këtij viti (2022) zyrtarë të Policisë së Kosovës kishin kryer një bastisje policore në shtëpinë e Sokol Halilit në Shtime. Bastisja kishte ardhur si pasojë e denoncimit të tashmë se ndjerës Hamide Magashit e cila me 6 korrik 2022 kishte dhënë deklaratë në polici se ishte kërcënuar me armë nga bashkëshorti i saj.

Prokuroria kishte urdhëruar bastisjen në shtëpinë e Sokol Halilit disa javë pas denoncimit të ish-gruas së tij. Në shtëpi të Halilit atë kohë i ishin gjetur dy armë zjarri në shtëpi, një pushkë gjuetie dhe një pistoletë me gaz.

Por pavarësisht kësaj, Sokol Halili ishte lënë në liri, ndërsa rasti në procedurë të rregullt kishte vazhduar me urdhrin e prokurorit Rasim Maloku.

Për këtë veprim të prokurorit Maloku tërthorazi po kërkohet përgjegjësi nga ministrja e Drejtësisë, Albulena Haxhiu.

E para e Ministrisë së Drejtësise theksoi sot se në rastin e Halilit ka dështuar Prokuroria e Shtetit.

….Ministria e Drejtësisë .e kompetencë të plotë i ka kryer të gjitha përgjegjësitë, dështimi është te sistemi i drejtësisë, krimineli në korrik të këtij viti, prokuroi e ka liruar në procedurë të rregullt, nuk ka asnjë shkarkim as dorëheqje. Të japin përgjegjësi ata që nuk i kanë kryer detyrat”. – theksoi zonja Haxhiu.

I kontaktuar nga Nacionale, prokurori Rasim Maloku shpjegon se si e la të lirë tashmë të kërkuarin e Policisë, Sokol Halilin.

Nga Brezovica, ku Maloku po e vazhdon edhe sot konfiskimin e villave, thotë se të gjitha procedurat për çështjen e armbajtës pa leje për këtë rast, janë zbatuar konform ligjit.

"Është e vërtetë që ka qenë një urdhër kontroll. Rasti, pastaj ka kalu sepse unë s'kam marrë landë më, ka kalu te prokuror të tjerë. Procedurat janë zbatu krejt konform ligjit. Është lëshu urdhëri krejt. Vrasja ka ndodhë 5-6 muaj pas kontrollit, në kohën e zbatimit të masave mbrojtëse që iu kanë lëshu nga Gjykata"...."Pas gjashtë muajve, masë mbrojtëse, tash na po kërkojmë përgjegjësi për kohën e korrikut ky është absurd i pakoment”, thotë Maloku për Nacionalen.

Pyetur nëse e ndien vetën përgjegjës, Maloku thotë se janë organet e rendit ato të cilat do ta vlerësojnë nëse ka pasur papërgjegjësi në ëktë punë.

Ne nuk jemi politikanë për përgjegjësi morale e politike. Nëse ka përgjegjësi ligjore janë organet që e vlerësojnë çfarardo llojë përgjegjësie jemi në gjendje me e thanë”, ka thënë tutje ai.

Si u vra para dyerve tw spitalit 35-vjeçarja Hamide Magashi?

Të mërkurën, vendi u trondit nga vrasja e 35-vjeçares Hamide Magashi nga ish-burri i saj, Sokol Halili. Hamidja u vra para dyerve të Klinikës së Gjinekologjisë së QKUK-së. Në këtë institucion, ajo ishte shtrirë të shtunën dhe po priste që me datë 1 dhjetor ta lindte foshnjën e saj. Ngjarja ndodhi rreth orës 18:00 të mërkurën. E nga ajo kohë, autori i krimit, ish-burri i saj, vazhdon të jetë i pakapshëm për policinë.

Kanë kaluar mw shumw se 40 orë që nga vrasja makabre që ndodhi në oborrin e Gjinekologjisë së QKUK-së. Hetuesia, në momentin kur e ka identifikuar autorin e dyshuar për krimin, i ka nisur menjëherë veprimet policore për arrestimin e tij.

Por kjo gjë, pra arrestimi i tij, deri të premten në mëngjes nuk raportohet të ketë ndodhur ende.

Por të enjten pasdite, policia e gjeti veturën e të dyshuarit për krimin e rëndë. Vetura u gjet në Sheshin “Ahmet Shtimja” në Shtime. Me të, Sokol Halili besohet se ka ikur nga QKUK-ja.

Për gjithë përjetimet e dhunës ndaj saj, ishin në dijeni zyrtarët e Policisë së Kosovës. Për Hamiden madje ishte lëshuar edhe një urdhër mbrojtjeje nga ana e Gjykatës Themelore të Ferizajt.

Por ky urdhër dështoi së zbatuari për tashmë të ndjerën.

Lajme të ngjashme