Prokurori i rastit: Falë bashkëpunimit me BE e ShBA, janë siguruar prova të rëndësishme për grupin e Bajnskës
Prokuroria Speciale e Kosovës ka ngritur të mërkurën aktakuzë ndaj 45 personave të dyshuar për sulmin e armatosur në Bajnskë të Zveçanit para një viti.
Ndërkoë, prokurori i rastit, Naim Abazi gjatë kësaj konference konfirmoi se prova të rëndësishme janë siguruar me ndihmën e BE-së, ShBA-së dhe shteteve të tjera.
Këto prova, siç bëri me dije ai, kanë qenë thelbësore në sigurimin e rrugëve të financimit të grupit terrorist.
“Në kuadër të hetimeve kemi bërë dhjetra kërkesa për bashkëpunim juridik ndërkombëtar, duke përfshirë vendet e BE, ShBA-të, shtete të tjera, të cilat kemi arritur të sigurojmë dëshmi të rëndësishme, këto kërkesa kanë qenë thelbësore për të siguruar rrugët e financimit, dhe për të siguruar provat për ngritjen e kësaj aktakuze të fuqishme.” – ka thënë ai, transmeton Nacionale.
Ndërkohë, kryeprokurori i Prokurorisë Speciale, Blerim Isufaj në lidhje me ngritjen e aktakuzës tha:
“Ta informojmë opinionin rreth rastit Banjska. Iu informoj se Prokuroria Speciale ka punuar intensivisht në këtë rast të madh dhe kompleks. Pas përfundimit t ëhetimeve, pas grumbullimit të provave, pas analizimit të secilës prej tyre, duke u mbështetur në dyshimet e mire bazuara, departamentin Special kemi dorëzuar aktakuzën kundër 45 të pandehurit. Ekziston dyshimi I bazuar mire se kanë kryer vepra penale që ndërlidhen me terrorizëm: konkretisht vepra penale kundër rendit kushtetues, financimit të terrorizmit dhe të shpërlarjes së parave. Për ta ngritur aktakuzën na është dashur të presim gjatë, ndoshta edhe 1 vit. Pranimi i rezultateve të ekzaminimeve jashtë vendit, ishte shkaku kryesor i vonesës së aktakuzës. Sot Prokuroria Speciale, ka ngritur aktakuzën, për këtë rast ku janë akuzuar 45 persona”.
Detajet mund t’i lexoni në tekstin me titull: “Prokuroria Speciale ngre aktakuzë kundër 45 të dyshuarve për sulmin në Banjskë”