Prizren: Arrestohen dy të dyshuar dhe konfiskohen mbi 10 kg marihuanë - NACIONALE

Prizren: Arrestohen dy të dyshuar dhe konfiskohen mbi 10 kg marihuanë

3 vjet më parë

nga NACIONALE

Policia e Kosovës përmes një njoftimi për media ka bër të ditur se ka rrestuar dy persona, si dhe ka konfiskuar mbi 10 kilogram narkotikë, të llojit marihuanë.

Njëri nga të arrestuarit siç bëhet e ditur në njoftim është shtetas turk. Vlera e marihuanës së kofniskuar arrinë diku në 36 mijë e 500 euro.

E plotë:

Hetuesit policorë nga Drejtoria për Hetim e Trafikimit me Narkotikë-Sektori Qendror, pas hetimeve të zhvilluara në bashkëpunim me Prokurorinë e Shtetit në Prizren, më 10.06.2023, rreth orës 11:00, kanë realizuar operacioni policor i koduar ‘Vera’, me qëllim të gjetjes dhe konfiskimit të lëndëve narkotike dhe arrestimit të personave të përfshirë në veprimtari penale.

Policia ka kryer kontrolle në dy lokacione në Prizren, ku në cilësi të provave materiale janë gjetur dhe konfiskuar 10 kg e 414 gr, dyshohet të jetë substancë narkotike e llojit marihuanë. Dyshohet se marihuana ishte e destinuar për tregun ndërkombëtar (Turqi) dhe në treg kap vlerën përafërsisht 36 500 euro.

Në cilësi të provave materiale janë sekuestruar edhe prova tjera që lidhen me rasti. Po ashtu janë arrestuar dy të dyshuar: O.F., (mashkull kosovar, viti i lindjes 1976) dhe A.U., (mashkull shtetas i Turqisë, viti i lindjes 1970).

Policia ka intervistuar të dyshuarit, ndaj tyre është iniciuar rasti ‘blerja, posedimi, shpërndarja dhe shitja e paautorizuar e narkotikeve, substancave psikotrope dhe analoge’. Me vendim mbi ndalimin e personit, të dyshuarve u është caktuar masa e ndalimit prej 48 orëve.

Lajme të ngjashme