Përfundon dëshmia e dëshmitares së parë në Speciale, pas pak fillon i dyti - NACIONALE

Përfundon dëshmia e dëshmitares së parë në Speciale, pas pak fillon i dyti

3 vjet më parë

nga NACIONALE

Ka përfunduar dëshmia e dëshmitares së parë në rastin e krerëve të Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës.

Ajo gjatë gjithë ditëve që ka dhënë dëshmi, është përgjigjur në seanca private dhe publiku në Kosovë nuk ka dëgjuar asnjëherë se çfarë po diskutohet.

Ajo vetëm ka konfirmuar qysh në hyrje të seancave të para se ka bërë disa ndryshime në dëshminë e saj, raporton Nacionale.

Pas pak pritet të nis dëshminë e tij edhe dëshmitari i dytë në rastin e krerëve të UÇK-së. Nuk dihet nëse ai do të dëshmojë në seancë të hapur apo të mbyllur.

Lajme të ngjashme