Pasi gjobitet, qytetari publikon në Facebook foto të policit, duke nxitur urrejtje ndër fetare
Një rast interesant ka ndodhur në fshatin Arllat të Gllogocit. Një qytetar ka publikuar në Facebook fotografi të një zyrtari policorë, pasi ai e kishte gjobitur.
Me këtë rast sipas raportit 24 orësh të Policisë, qytetari ka shkaktuar xitje të urrejtjes ndër fetare. Prokurori ka vendosur që këtë rast ta dërgoj në procedurë të rregullt.
“I dyshuari m/k pasi është gjobitur nga zyrtari policor, i njëjti ka publikuar në facebook një foto të zyrtarit policor dhe një përshkrim me përmbajtje të nxitjes dhe urrejtjes ndër fetare. Me vendim të prokurorit rast shkon në procedurë të rregullt.” – thuhet aty.