Pantiqit i vazhdohet arresti shtëpiak edhe për dy muaj
Gjykata Themelore në Prishtinë, me kërkesë të Prokurorisë Speciale, ia ka vazhduar masën e arrestit shtëpiak edhe për 2 muaj ish policit, Dejan Pantiq.
Në një përgjigje për Gazetën Express, zëdhënësja e Gjykatës Themelore në Prishtinë, Mirlinda Gashi, tha se Pantiq do të qëndrojë në arrest shtëpiak deri më 9 maj.
“Me datë 08.03.2023 Departamenti Special ka aprovuar kërkesën e Prokurorisë Speciale të Republikës së Kosovës, për vazhdimin e masës së Arrestit shtëpiak kundër të pandehurit D.P, ashtu që masa e Arrestit shtëpiak i është vazhduar edhe për 2 (dy) muaj, deri me datë 09.05.2023”, tha Gashi për Express.
Kujtojmë se pas arrestimit të Pantiq, ishin organizuar protesta, me barrikada në veri.