Pamje dhe detaje nga aksioni i Policisë në një diskotekë në Prishtinë: U arrestuan gjashtë persona - NACIONALE

Pamje dhe detaje nga aksioni i Policisë në një diskotekë në Prishtinë: U arrestuan gjashtë persona

3 vjet më parë

nga NACIONALE

Policia e Kosovës pak më parë bëri të ditur se ka arrestuar gjashtë persona si rezultat i një plani operativ.

Në veturën e të dyshuarve është gjetur një armë, e në atë lokacion kanë hasur në një rrahje.

Nacionale ka mësuar se rasti ka ndodhur në diskotekën "Lit" në kryeqytet.

Burimet kanë bërë të ditur se arma është gjetur në veturën e disa pjesëtarëve të sigurimit të kësaj diskoteke.

Jozyrtarisht është mësuar se pjesëtarët e sigurimit e kanë rrahur një polic të mbrojtjes së afërt që ishte frekuentues i diskotekës. Kjo më pas ka bërë që Policia të ndëmarrë këtë aksion.

Në të njëjtin vend ditë më parë kishte pasur të shtëna me armë zjarri.

Pamjet:

No description available.
No description available.
No description available.

Lajme të ngjashme