OVL-UÇK kërkon nga Gjykata Speciale raport për gjendjen e Thaçit - NACIONALE

OVL-UÇK kërkon nga Gjykata Speciale raport për gjendjen e Thaçit

1 vit më parë

nga NACIONALE

Organizata e Veteranëve të Luftës të Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës kanë shprehur shqetësimin e tyre për gjendjen shëndetësore të ish-presidentit Hashim Thaçi.

Në reagimin e tyre thuhet se janë të indinjuar me heshtjen e institucioneve të Kosovës, të cilët sipas tyre nuk po reagojnë ndaj padrejtësive të Gjykatës Speciale.

“Kërkojmë nga Gjykata Speciale që të japë një raport të qartë dhe zyrtar mbi gjendjen shëndetësore të ish-presidentit Thaçi dhe bashkëluftëtarëve tanë që po mbahen padrejtësisht në paraburgim që mbi katër vite”, thuhet në reagimin e tyre.

Lajme të ngjashme