Nuk ndalet dhuna në familje: Për 24 orë, pesë raste në Kosovë
Pesë raste të dhunës në familje janë raportuar në Kosovë për 24 orë.
Lajmin e ka bërë të ditur Policia e Kosovës në raportin 24-orësh.
Një rast është raportuar në Podujevë, një në Fushë Kosovë, një Kaçanik, një Klinë dhe një në Gjakovë.
Njoftimet:
DHUNË NË FAMILJE
· Podujevë / 02.04.2024 – 18:00. Viktima f/kosovare ka njoftuar policinë se bashkëshorti i saj m/kosovar në vazhdimësi është duke i shkaktuar dhunë ndaj sajë. Viktimës i është ofruar trajtim mjekësor. I dyshuari është arrestuar dhe pas intervistimit me vendim të prokurorit është dërguar në mbajtje.
· Fushë Kosovë / 01.04.2024 – 16:00. Më 02.04.2024 viktima f/kosovare ka njoftuar policinë se është sulmuar fizikisht nga bashkëshorti i saj kosovar. Viktimës i është ofruar trajtim mjekësor. Në konsultim me prokurorin i dyshuari pas intervistimit dhe inicimit të rastit është liruar në procedurë të rregullt.
DHUNË NË FAMILJE
Gabrricë, Kaçanik / 02.04.2024 – 21:15. Ankuesja f/kosovare ka njoftuar policinë se ndaj saj ishte ushtruar dhunë nga bashkëshorti i saj i dyshuari m/kosovar. Viktima ka pranuar trajtim mjekësor ndërsa, i dyshuari është intervistuar dhe gjatë intervistimit i njëjti e ka pranuar se posedon në shtëpi një pistoletë që është sekuestruar. Në konsultim me prokurorin rasti procedohet me procedurë të rregullt.
DHUNË NË FAMILJE
Klinë / 02.04.2024 – 16:30. Është arrestuar i dyshuari mashkull kosovar pasi i njëjti pas një zënke të çastit që kishte pasur me bashkëshorten e tij f/kosovare e kishte sulmuar fizikisht atë. Me vendim të prokurorit i dyshuari është dërguar në mbajtje.
DHUNË NË FAMILJE
Gjakovë / 02.04.2024 – 17:30. Viktima femër kosovare është sulmuar fizikisht nga vëllai i saj m/k. Viktimës i është ofruar tretmani mjekësor ndërsa, i dyshuari gjendet në arrati. Rasti në hetime.