Nga sulmet e qeverisë, deri te vendimet specifike: Krejt çka tha kryetarja e Gjykatës Kushtetuese - NACIONALE

Nga sulmet e qeverisë, deri te vendimet specifike: Krejt çka tha kryetarja e Gjykatës Kushtetuese

1 vit më parë

nga NACIONALE

Gresa Caka, kryetare e Gjykatës Kushtetuese, ka komentuar kritikat nga kryeministri Kurti, dhe ka folur edhe vendime specifike.

Gjatë një interviste në "Rubikon", Caka u përmbajt nga kritikat e drejtpërdrejta rreth komenteve të Kurtit, duke thënë se kjo "përfshin një shkollë mendimi që konteston legjitimitetin demokratik të gjykatave për të nxjerrë vendime."

"Unë nuk jam këtu për t’u përfshirë në shkëmbime deklaratash, por për të dhënë disa sqarime profesionale. Në kontekstin e videos që keni publikuar, së pari, duhet të sqaroj se Gjykata Kushtetuese nuk ka kompetencë vetanake për vlerësimin e kushtetutshmërisë së ligjeve. Gjykata Kushtetuese vihet në lëvizje nga palët e autorizuara, të përcaktuara nga Kushtetuta, e cila është miratuar nga Kuvendi i Republikës së Kosovës. Në lidhje me ligjet, bëhet fjalë për ato ligje që janë kontestuar nga palët e autorizuara. Sigurisht, kur një kërkesë arrin në Gjykatën Kushtetuese, sipas përcaktimeve kushtetuese, ajo e ka për detyrë të trajtojë çështjen përkatëse dhe të nxjerrë verdiktin e saj”, tha ajo.

“Së dyti, sa i përket thirrjes për të garuar në zgjedhje, edhe pse jo me një formulim të tillë, kjo çështje nuk është domosdoshmërisht e re. Ajo përfshin një shkollë mendimi që konteston legjitimitetin demokratik të gjykatave për të nxjerrë vendime, përfshirë anulimin e akteve të Kuvendit, të miratuara nga përfaqësuesit e popullit." - tha ajo.

Caka fillimisht pohoi rëndësinë e respektimit të lirisë së shprehjes të cilën e quajti "vlerë themelore të Republikës tonë".

"Liria e shprehjes është vlerë themelore e Republikës sonë. Liria e shprehjes sigurisht e ngërthen edhe kritikën. Është jashtëzakonisht e rëndësishme që vendimet e Kushtetueses sigurisht të analizohen, komentohen, kritikohen, sepse kjo i ndihmon edhe ndërtimit gradual të një tradite të drejtësisë kushtetuese në Republikë." - tha Caka në emisionin "Rubikon".

Ndonëse nuk komentoi drejtpërdrejt kritikat e ashpra të qeverisë aktuale ndaj këtij institucioni, Caka u fokusua në shjellimin e një dallimi thelbësor: origjinën dhe natyrën e kritikave.

Caka foli gjerësisht standardet se si, sipas saj, duhet të kritikohen vendimet gjyqësore.

"Por, në kontekst të formulimit të kritikës që i bëhet Gjykatës Kushtetuese, dua të thëm që ka një dallim thelbësorë; nëse kjo kritikë vije nga qarqet e shoqërisë civile, komunitit juridik të akademisë, dhe mënyra e formulimit të kësaj kritike kur vie nga bartësit e pushtetit shtetëror.

Unë jo detyrimisht do të komentoj gjuhën e përdorur ndaj Gjykatës Kushtetuese, por do të thëm tri gjëra; e para, standardet për mënyrën se si duhet të kritikohen vendimet gjyqësore janë të përcakatuara në standardet e Këshillit të Evropës, anëtarësimin në të cilin Kosova e aspiron." - tha zonja Caka.

Kryetarja në largim e Kushtetueses argumentoi se kritikat e natyrës së cënimit ose minimit të integritetit apo autoritetit të insitutcionit nga zyrtarë shtetërorë "inkurarojnë frymë mosrespektimi të institucionit të vendimeve të saj."

Dhe këto standarde shprehimisht përcaktojnë që është e papranueshme që dy pushtete tjëra të kritikojnë ose sulmojnë vendimet e Gjyakatës Kushtetuese në atë mënyrë që të cënojnë ose minojnë integritetin dhe autoritetin e atij institucioni, dhe inkurarojnë frymë mosrespektimi të institucionit të vendimeve të saj." - tha ajo më tej.

Kryetarja e Gjykatës Kushtetuese, Gresa Caka-Nimani, në një intervistë të fundit në Rubikon për Klan Kosova, ka sqaruar arsyetimin e vendimit të gjykatës për shpalljen jokushtetuese të Ligjit për Çmimet Tavan.

Caka-Nimani ka pohuar se arsyeja pse ky ligj është shpallur jokushtetues është për faktin se Kushtetuta e Kosovës shprehimisht përcakton se "Republika e Kosovës ka për detyrë që të themeloj organe të pavarura për rregullimin e tregut në mbrojtje të interesit publik".

Ajo tha gjithashtu se një arsye tjetër për rrëzimin e këtij ligji është edhe për shkak se "ky ligj ka përcaktuar mekanizma të ndërhyrjes në treg paralelisht me ligje ekzistuese të Republikës së Kosovës pa i ndryshuar, ose pa i plotësuar ato."

“Ligji është shpallur jokushtetues sepse Kushtetuta jonë është eksplicite që Republika e Kosovës ka për detyrë që të themeloj organe të pavarura për rregullimin e tregut në mbrojtje të interesit publik atëherë kur tregu nuk mund të rregulloj vetveten dhe ligji i kontestuar kompetencën për ndërhyrje në treg nuk ia ka përcaktuar një organi të pavarur siç përcakton në mënyrë eksplicite Kushtetuta, por këtë kompetencë përtej disa mekanizmave konsultues ia ka përcaktuar ministrit dhe kryeministrit të Republikës së Kosovës, dhe kjo është dukshëm në kundërshtim më Kushtetutën. Arsyeja e dytë përse është shpallur ligji në kundërshtim më Kushtetutën ndër ligjet me parimin e sigurisë juridike, sepse ky ligj ka përcaktuar mekanizma të ndërhyrjes në treg paralelisht me ligje ekzistuese të Republikës së Kosovës pa i ndryshuar, ose pa i plotësuar ato. Më saktësisht ligji për tregti të brendshme i vitit 2004 është në fuqi dhe përcakton mekanizma përmes së cilëve ndërhyhet në treg në rastin e destabilizimit të tregut dhe me dy ligje paralele që përcaktojnë mekanizma të ndryshëm për situata të ngjashme krijohet pasiguri e jashtëzakonshme juridike për qytetarët e republikës së Kosovës dhe për operatorët ekonomik” tha Caka-Nimani.

Ajo është përgjigjur edhe nëse do t’i hyjë politikës.

“Ne që te dy kemi integritet dhe etikë të jashtëzakonshme profesionale. Për mua, shërbimi në Gjykatën Kushtetuese ka qenë nder. Shërbimi publik është gjithashtu detyrë dhe sigurisht që nuk kam asnjë plan që t’i bashkohem politikës dhe as të garojë në zgjedhje, por do të vazhdoj me përkushtim dhe shumë pasion punën për të drejtat dhe liritë themelore, sundim të ligjit, pavarësi të sistemit gjyqësor dhe avancim të demokracisë në Republikën e Kosovës.” – tha zonja Caka-Nimani në emisionin “Rubikon” në Klan Kosova.

Lajme të ngjashme