Nezir Çoçaj: Ferat Shala më kërkoi të bëhem pjesë e ShIK-ut në vitin 2001
Nezir Çoçaj është ish-pjesëtar i UÇK-së, që u shfaq sot në Gjykatën Speciale të Hagës si dëshmitar.
Çoçaj ka treguar se në vitin 2001 kishte marrë një ftesë nga Ferat Shala për t’u bërë pjesë e Shërbimit Informativ të Kosovës.
“Ferat Shala më kërkoi në ShIK. Nuk e di. Më ka thënë jemi të interesuar ta themelojmë ShIK-un, dhe jemi të interesuar për të gjetur njerëz”, tha Çoçaj, raporton Nacionale.
Më pas, ai tregoi se Shala i kishte thënë se këtë kërkesë e ka marrë nga drejtori i SHIK-ut, Kadri Veseli.
“Nga drejtori kam përgjegjësinë të bisedoj me ju, të përzgjedh njerëz. Me siguri në atë kohë ka qenë Kadri Veseli. Ka qenë viti 2001”, tha Çoçaj.
Dëshmia e tij do të vazhdojë sot pasdite.