Në Gjykatë shkoi ‘hallakamë’: Çka duhet të dini për rastin e Dardan Krivaqës pas përfundimit të seancës? - NACIONALE

Në Gjykatë shkoi ‘hallakamë’: Çka duhet të dini për rastin e Dardan Krivaqës pas përfundimit të seancës?

4 vjet më parë

nga NACIONALE

Në Gjykatën Themelore në Ferizaj ka qenë gazetarja e Nacionales Anita Nikaj, teksti është përgatitur nga Gentiana Hasani.

Qysh në orët e hershme të mëngjesit një grup i të rinjeve u panë në ambientet e Gjykatës Themelore të Ferizajt. Këta të rinj, vendosën në muret e dyert e kësaj gjykate, disa pankarta. “Ne nuk harrojmë”, ishte fjalia e cila po e priste Dardan Krivaqën, të dyshuarit për vrasjen e tmerrshme të 18-vjeçares Marigona Osmanit.

Pak më larg saj, në një letër të gjatë, përshkruheshin detajet e rënda të marra nga aktakuza e Prokurorisë ku shpjegohej për vrasjen e Marigonës.

“Nga ora 10:56-14:43, i pandehuri i parë mërr një shkop e bashkë me të pandehurin e dytë hyjnë e e godasin në pjesë të ndryshme të trupit, me ç’rast të njëjtës (Marigonës) i shkaktojnë dhimbje të mëdha fizike dhe psikike, ku nga goditjet pëson politrauma. Ku vdekja shkaktohet drejtpërdrejtë nga asfiksia mekanike si dhe shoku hemorragjik”.

Kjo fjali po e priste Dardanin, ish-burrin e Marigonës tashmë të ndjerë.

Pak minuta pas orës 10:00 në përcjelljen e shumë forcave policore, i veshur me antiblumb e me kokën të ulur, Dritan Krivaqa bashkë me Arbër Sejdiun, u sollën para Gjykatës.

Brenda ambienteve të Gjykatës, të pranishëm ishin edhe prindërit e Marigonës së ndjerë.

Çka deklaroi para Gjyatës, Dardan Krivaqa?

I akuzuari për vrasjen e Marigona Osmanit, Dardan Krivaqa nuk ka qenë i sigurt të thotë se ndihet fajtor apo i pafajshëm për vrasjen e Marigona Osmanit.

Krivaça është shprehur se nuk e di nëse e ndien veten fajtor apo të pafajshëm.

“Nuk e di nëse ndihem i fajshëm ose i pafajshëm”, ka thënë Krivaqa.

Por, në këtë moment ka ndërhyrë avokati i tij.

“Ne deklarohemi të pafajshëm”, u shpreh mbrojtësi i Krivaçës.

I pafajshëm është deklaruar edhe i akuzuari tjetër, Arbër Sejdiu.

“Ndihem i pafajshëm dhe nuk i pranoj veprat penale që më ngarkohen”, u shpreh Sejdiu.

Të akuzuarit në afat prej 30 ditësh, kanë të drejtë ta kundërshtojnë aktakuzën.

Çka thuhet në aktakuzën e Prokurorisë?

Në gushtin e vitit të kaluar, Kosova u trondit nga vrasja e një vajzë të re nga Ferizaj. Ajo në mënyrë mizore dyshohet u vrit nga tanimë ish-bashkëshorti, Dardan Krivaqa.

Nacionale ka siguruar aktakuzën e plotë të këtij rasti tragjik dhe ju sjellë detaje të rënda se si Dardani dyshohet se e kreu vrasjen e Marigonës.

Në raportin e autopsisë jepen detaje rreth gjendjes shëndetësore në të cilën u gjet tashmë e ndjera Marigona Osmani si dhe lëndimet të cilat i mori ajo nga dhuna sistematike që ish-bashkëshorti ushtroi ndaj saj.

“Nga raporti i autopsisë rrjedhë se e ndjera ka pasur lëndime të freskëta rreth syrit të majtë, të djathtë, përgjatë dorës dhe mjekrës, gjoksit skequtllës, abdomenit, kofshës së majtë dhe të djathtë, krahut të majtë e të djathtë e të majtë, parakrahut të majtë e të djathtë. Ndërsa dëmishje dhe gërvishtje lëkurore ka pasur në faqen e majtë në fytyrë, në anën e majtë dhe të djathtë të qafës. Përgjatë dy faqeve dhe në nofullën e poshtme…. Thyerje të brinjëve, dhe shtyllës kurizore. Ka pasur thyerje të unazës së parë dhe të dytë të qafës në mes tyre dhe këputje parciale të palës së qafës në atë regjion”, thuhet në detajet tronditëse në aktakuzën e siguruar nga Nacionale.

Sipas po të njëjtës, vdekja e Marigonës ka ardhur si pasojë e dhunës së ushtruar ndaj saj dhe lëndimeve të shumëfishta si pasojë e gjakderdhjes së jashtme dhe të brendshme.

Kamerat që Dardani i kishte vendosur për ta monitoruar Marigonën

Në korridor të banesës së të pandehurit , ka pasur të vendosur një kamerë , e cila regjistron 24 orë . Regjistrimi ka kohën e saktë , kamera kishte pamje nga dera e hyrjes së banesës dhe banjo , e njëjta ka pamje edhe të një pjese të derës së një dhome gjumi , si dhe një dhomë tjetër të cilën e kap vetëm një çosh , kjo e fundit edhe është dhoma ku janë kryer veprat penale.

Në aktakuzë thuhet po ashtu se Policia ka marr DVR , e njëjta është dërguar për ekzaminim , ku janë tërhequr pamjet për periudhën kohore prej shtatëdhjetë e dy orë dhe atë nga data 19.08.2021 ora 00:05 deri më 23.08.2021 ora 00:18 . 2021-0054390 28.06.2022.

“Ne e konsiderojmë videon të besueshme dhe të saktë videoregjistrimet tregojnë se në fillim , konkretisht , më 19.08.2021 , raportet në mes të pandehurit Dardan Krivaqa dhe të ndjerës kanë qenë të mira , këto raporte fillojnë të përkeqësohen kur aty paraqitet i pandehuri Arbër Sejdiu , i cili vije në orën 16:18 , së bashku me Dardanin , ku me vete ka një çantë me rroba , në orën 19:02 , të pandehurit bisedojnë lidhur me kamerat , si dhe shikojnë se cilat pjesë të korridorit i kap kamera ku lëvizin në pjesë të ndryshme për të verifikuar se cilat pjesë të korridorit i kap kamera dhe vërehet se rolin apo fjalën kryesore për këtë e ka Arbër Sejdiu , në bashku me Dardanin”, thuhet në aktakuzë.

Sipas të njëjtës me 21.08.2021 , ora 02:40 , Dardan Krivaqa , pas mesnate deri sa është në banjë me të ndjerën Marigona Osmani , e godet me dorë në fytyrë. Në bazë të pamjeve të marra nga kamerat vërehet se Marigona tashmë e ndjerë nga këto goditje nuk ka kontroll të plotë , i merren mendtë.

“10:02 , i pandehuri e dërgon në banjë të ndjerën Marigona Osmani , del në ora 10:14 , ku vërehet se e njëjta reziston , mirëpo është kapur me duar dhe shtyhet me forcë drejt sallonit , 10:48 , e dërgon me forcë në banjë , ku e ndjera është e zhveshur , ndërsa i pandehuri është veshur ku qëndrojnë deri në orës 11:09 , kur dalin i pandehuri është zhveshur , dhe të ndjerën me dhunë e nxjerr nga banjë dhe e dërgon në dhomën e gjumit , 13:43 , i pandehuri i cili është zhveshur i vendos kamerës një kapelë e cila mbulon pamjen deri në orën 19:57 , kur i pandehur përmes telefonit kontakton një kohë të gjatë , ku pas këtij kontakti po atë ditë fillimisht në orën 22:00 del nga banesa dhe në orën 22:13 , kthehet me të pandehurin Arbër Sejdiu , të cilët me vete kanë gjëra ushqimore”, përshkruhet ngjarja e rëndë në aktakuzë.

Shkopi me të cilin endeshin Dardan Kriqeva e Arbër Sejdiu ne banesën ku gjendej e vdekur Marigona Osmani

Në provat e prokurorisë për këtë ngjarje të rëndë flitet edhe për një shkop të cilin i dyshuari për vrasjen e Marigonës, ish-burri i saj Dardan Kriqeva po e mbante në duar.

“Arbëri merr shkopin dhe e largon nga dhoma e dërgon në sallon , 14:43 , nga sjelljet e të pandehurve rezulton se është edhe koha e vdekjes së të ndjerës , 14:47 , të pandehurit të ndjerën e marrin dhe e dërgojnë në Spitalin e Përgjithshëm - Qendrën Emergjente në Ferizaj , ku të njëjtën e bart i pandehuri Dardan Krivaça dhe së bashku me të është edhe i pandehuri Arbër Sejdiu , të cilën e lëshojnë në hyrje të Emergjencës dhe largohen nga aty”, thuhet tutje në aktakuzë./Nacionale.com/

Lajme të ngjashme