Mungon prokuroria, shtyhet gjykimi për vrasjen në Dragodan
Ka dështuar të mbahet seanca ndaj Mustafë, Leotrim dhe Avni Mustafës në lidhje me vrasjen e Regjep Tahirit në Dragodan të Prishtinës.
Kryetari i trupit gjykues në këtë cështje, Gent Beka bëri të ditur para palëve se mungon prokuroria e rastit, Fatmire Cacaj.
Sipas gjyqtarit Beka, prokurorja Cacaj sot përmes telefonit e kishte njoftuar se nuk mund të ishte në seancën e sotme pasi që nuk ishte përgatitur për marrjen në pyetje të dëshmitarëve ngase kishte pasur rast vdekje.
Në këtë rast, Avni Mustafa akuzohet për vrasjen e Rexhep Tahirit në Dragodan dhe për armëmbajtje pa leje, Mustafë Mustafa po akuzohet për pjesëmarrje në rrahje dhe armëmbajtje pa leje, ndërsa Leutrim Mustafa po akuzohet për manipulim me prova.