Mediat në Shqipëri: Gjykata Speciale e arreston ish-luftëtarin e UÇK-së, Dritan Goxhajn
Mediat në Shqipëri janë duke raportuar se me urdhër të Gjykatës Speciale të Hagës është arretuar Dritan Goxhaj, ish-luftëtar i UÇK-së.
Sipas Euroneës, Goxhaj është arrestuar në Tiranë dhe ndodhet në ambientet e Drejtorisë së policisë së kryeqytetit.
Jozyrtarisht disa media raportojnë se ai dyshohet për publikimin e emrave të disa dëshmitarëve për rastet e luftës.
Goxhaj i është bashkuar UÇK-së si oficer i Ushtrisë Shqiptare në shkollën e aviacionit dhe ka pasur autorizimin e Shtabit të Përgjithshëm që të mbante kontakte me komandën e forcave amerikane në Shqipëri.
Zyra e Prokurorit të Specializuar të Hagës nuk ka pranuar të jap asnjë koment për Nacionalen rrreth kësaj teme.