Më shumë se dy orë dëshmi në Hagë, gjithçka mister për publikun në Kosovë - NACIONALE

Më shumë se dy orë dëshmi në Hagë, gjithçka mister për publikun në Kosovë

3 vjet më parë

nga NACIONALE

Kanë kaluar më shumë se 2 orë që kur ka nisur dëshminë në Hagë dëshmitarja e parë.

Megjithatë, pothuajse 99% e krejt seancës ka qenë e mbyllur për publikun në Kosovë. Kjo që të mos zbulohen informacione konfidenciale.

Këtë e ka kërkuar Prokuroria e Specializuar, raporton Nacionale.

Në ato pak sekonda sa ishte hapur, u kuptua që kjo dëshmitare ka dhënë dëshmi dy herë për Prokurorinë e Specializuar.

Prokurori: Zonja dëshmitare, a jeni intervistuar më herët nga Prokuroria e kësaj gjykate?

Dëshmitarja: Po në Prishtinë.

Prokurori: Në dy raste apo jo?

Dëshmitarja: Po.

Prokurori: A është kjo dëshmia juaj në faqen e parë?

Dëshmitarja: Po.

Prokurori: A është kjo dëshmia e dytë për ZPS-në?

Dëshmitarja: Po.

Prokurori: Kohët e fundit a keni pasur mundësi të rikujtoni dy intervistat?

Dëshmitarja: Po, konsideroj që po.

Prokurori: Në seancën përgatitore javën e kaluar renditët disa ndryshime që duhet bërë në këto intervista?

Dëshmitarja: Po

Prokurori: Këto ndryshime a janë reflektim? (Këtu seanca kaloi në private)

Lajme të ngjashme