Më 9 qershor, seanca e radhës për sulmin në Banjskë
Më 9 qershor pritet të mbahet shqyrtimi gjyqësor në rastin “Banjska”, kundër të pandehurve B.S., V.T. dhe D.M. për rastin e Banjskës.
Seanca do të mbahet në ora 09.30.
Deri tani, të arrestuar dhe nën masën e paraburgimit për këtë rast janë: Blagoje Spasojeviq, Vladimir Toliq dhe Dushan Maksimoviq.
Që të tre të pandehurit janë deklaruar të pafajshëm.