Më 14 nëntor nis gjykimi ndaj Shalës, Bahtijarit dhe Januzit - NACIONALE

Më 14 nëntor nis gjykimi ndaj Shalës, Bahtijarit dhe Januzit

1 vit më parë

nga NACIONALE

Më 14 nëntor do të nisë gjykimi në Dhomat e Specializuara ndaj Sabit Januzit, Ismet Bahtijarit dhe Haxhi Shalës.

Ata po akuzohen për pengim të personave zyrtarë në kryerjen e detyrave zyrtare dhe frikësim gjatë procedurave penale.

“Më 14 nëntor, Kryegjykatësja do të hapë gjykimin, do të kërkojë leximin e akuzave për të akuzuarit, do t’i informojë ata mbi të drejtat dhe detyrimet dhe do t’i pyesë nëse e kanë kuptuar Aktakuzën dhe nëse dëshirojnë të konfirmojnë vetëdeklarimin e tyre të mëhershëm si të pafajshëm. Më pas, ZPS-ja do të paraqesë deklaratën hyrëse që do të pasohet nga deklaratat hyrëse të Mbrojtjes së Januzit dhe Mbrojtjes së Shalës. Sikurse kanë kërkuar palët përkatëse, Trupi Gjykues ka planifikuar dy orë për deklaratën hyrëse të ZPS-së, një orë për deklaratën hyrëse të Mbrojtjes së Januzit dhe 30 minuta për deklaratën hyrëse të Mbrojtjes së Shalës”, thuhet në komunikatë.

Lajme të ngjashme