Mbyllet për medie seanca e ministres Hajdari për aksidentin ku kishte goditur një të mitur me veturë - NACIONALE

Mbyllet për medie seanca e ministres Hajdari për aksidentin ku kishte goditur një të mitur me veturë

2 vjet më parë

nga NACIONALE

Në Gjykatën Themelore në Prishtinë ka filluar gjykimi ndaj ministres së Industrisë, Ndërmarrësisë dhe Tregtisë, Rozeta Hajdari përaksidentin ku kishte goditur të miturën I.B.

Siç raporton Ekonomia Online, gjykatësi Shaqir Mazreku, ka marrë vendim që seanca ndaj ministres Hajdari të mbahet e mbyllur.

Mbyllja e seancës u bë për shkak të kërkesës së avokatit të ministres Hajdari që seanca të mbyllet për shkak të ndjeshmërisë së rastit.

“Kërkoj nga Gjykata që kjo seancë të mbahet e mbyllur për shkak se seanca kemi të bëjmë me rastin e aksidentit me të mitur, për shkak të mbrojtjes së të miturës në këtë rast, kërkoj nga Gjykata të marrë aktvendim dhe seanca të mbahet e mbyllur.” – ka thënë avokati.

Në ndërkohë, kjo kërkesë u kundërshtuar nga avokati i palës së dëmtuar

Ne konsiderojmë që marrë parasysh që kjo lëndë ishte zvarritur nëntë muaj për nxjerrjen e superekspertizës, kërkesa për mbyllje të seancës nuk është e bazuar dhe kërkojmë që kur të administrohet si provë audioincizimi sepse vetëm në atë pjesë shihet e mitura dhe krahas kësaj kërkojmë nga gjykata që të nxjerrë vendim që në raport me ligjin për mbrojtjen e fëmijëve neni 5 dhe ligji për mbrojtjen e të dhënave personale të merr vendim në ndalimin e publikimit të videos dhe detyrimin e tërheqjes nga portalet dhe personat fizik që kanë bërë publikimin e saj pa autorizim dhe si rrjedhojë është cenuar privatësia.” – ka thënë avokati i palës së dëmtuar.

Kujtojmë se Hajdari ngarkohet me veprën “Mospërshtatje të shpejtësisë” dhe “Aksident komunikacioni me lëndime trupore”.

Lajme të ngjashme