Mbrojtja e Thaçit kërkon që Bislim Zyrapi të shtohet në listën e dëshmitarëve, me shkrim - NACIONALE

Mbrojtja e Thaçit kërkon që Bislim Zyrapi të shtohet në listën e dëshmitarëve, me shkrim

2 javë më parë

nga NACIONALE

Mbrojtja e Hashim Thaçit ka kërkuar që Bislim Zyrapi të shtohet në listën e dëshmitarëve.

Sipas mbrojtjes, dëshmia e tij është tejet e rëndësishme.

Dëshmia e Zyrapit është kërkuar të pranohet me shkrim.

“Shtimi në listën e dëshmitarëve të mbrojtjes dhe pranimi i pesë deklaratave të tij është, pra, në interes të drejtësisë dhe i domosdoshëm për të siguruar drejtësinë e gjykimit dhe të drejtën e z. Thaçi për të shqyrtuar, ose të ketë të shqyrtuar, dëshmitarët kundër tij dhe për të siguruar paraqitjen dhe dëgjimin e dëshmitarëve në emër të tij, në të njëjtat kushte si dëshmitarët kundër tij”, thuhet në kërkesë.

Lajme të ngjashme