"Vërshim i pakënaqësive": Mbi 60 ankesa te Avokati i Popullit për Ligjin e Pagave - NACIONALE

"Vërshim i pakënaqësive": Mbi 60 ankesa te Avokati i Popullit për Ligjin e Pagave

3 vjet më parë

nga NACIONALE

Ligji i Pagave i cili ka hyrë në fuqi muajin e kaluar, nuk ka kapërcyer pa një debat të madh shoqëror.

E ky debat, siç duket po merr edhe rrugën e vet juridike e ligjore. Sipas një burimi brenda institucionit të Avokatit të Popullit, i cili ka folur për Nacionalen, ka thënë se vetëm sot kanë ardhur edhe 5 ankesa të tjera, të cilat pritet të futen në shyqrtim.

E me këto, sipas tij ankesat shkojnë në mbi 60. Mbetet të shihet nëse Avokati i Popullit do ta dërgojë për në Gjykatën Kushtetuese këtë ligj.

Disa nga institucionet që u ankuan te Avokati i Popullit janë:

  1. Shoqata Sindikale e Shërbimit Sprovues të Kosovës –(SHSSHSK)
  2. Sindikata e Policisë së Kosovës
  3. Shoqata Sindikale e Punëtorëve të Administratës Tatimore të Kosovës
  4. Shoqata Sindikale e punëtorëve Autoritetit të Aviacionit Civil-AAC-së (SPAAC)
  5. Shoqata Sindikale e Punëtorëve të Zyrës së Auditorit të Përgjithshëm
  6. Instituti Kosovar i Drejtësisë (IKD)
  7. Këshilli Prokurorial i Kosovës
  8. Komisioni Qendror i Zgjedhjeve
  9. Qendra për Punë Sociale-Komuna e Prishtinës
  10. Autoriteti Rregullator për Shërbimet e Ujit (ARRU)
  11. Zyra e Rregullatorit për Energji – ZRRE
  12. Komisioni i Pavarur i Mediave (KPM)
  13. Këshilli Gjyqësor i Kosovës
  14. Administrata Qendrore e Shërbimit Spitalor dhe Klinik Universitar të Kosovës
  15. Stomatologët specialist që punojnë në Kujdesin Primar Shëndetësor
  16. Mësimdhënës të Gjimnazit “Kuvendi i Arbërit” – Ferizaj
  17. Oda e Fizioterapeutëve të Kosovës
  18. Auditorët e brendshëm
  19. Infermierët
  20. Grupi i Laborantëve të Lartë Mjekësor
  21. Shoqata e Instrumentarëve të Kosovës

Lajme të ngjashme