Marrja në pyetje e një dëshmitari: Apeli rrëzon ankesën e avokatëve në Hagë - NACIONALE

Marrja në pyetje e një dëshmitari: Apeli rrëzon ankesën e avokatëve në Hagë

3 vjet më parë

nga NACIONALE

Gjykata e Apelit e ka rrëzuar edhe një ankesë që ka ardhur nga avokatët e krerëve të UÇK-së në Hagë.

Fjala është për një ankesë që ndërlidhet me marrjen në pyetje të një dëshmitari dhe deklaratat e mëparshme të atij dëshmitari. Gjithashtu edhe me një dokument që nuk ishte pranuar si provë gjatë marrjes në pyetje.

Trupi gjykues fillimisht nuk i kishte pranuar këto kërkesa nga avokatët, të cilët iu drejtuan Apelit në Hagë, raporton Nacionale.

Megjithatë, vendimin e njëjtë e ka marrë edhe Gjykata e Apelit. Kjo e fundit e ka rrëzuar në tërësi ankesën e avokatëve.

Kjo duke arsyetuar se vendimi i tyre nuk ndikon në të drejtat e të akuzuarve për gjykim të drejtë e të barabartë.

Për shkak se seancat në shumicë kanë qenë private, nuk dihet se për cilin dëshmitar bëhet fjalë.

Lajme të ngjashme