Marihuanë e kokainë në burgun e Dubravës, Policia po e heton rastin - NACIONALE

Marihuanë e kokainë në burgun e Dubravës, Policia po e heton rastin

3 vjet më parë

nga NACIONALE

Në raporton 24 orësh të Policisë së Kosovës bëhet e ditur se në burgun e Dubravës është gjetur substancë ngarkotike e llojit marihuanë fillimisht, e pastaj edhe kokainë.

1.2 gram kokainë janë gjetë brenda pavianëve të burgut. Policia e Kosovës ka bër të ditur se është duke e hetuar rastin.

“Nga zyrtarët korrektues është raportuar se gjatë kontrollit tek i burgosuri mashkull kosovar është gjetur dhe konfiskuar 0.3 gram substancë narkotike e llojit marihuanë. Rasti është duke u hetuar. Nga zyrtarët korrektues është raportuar se gjatë kontrollit të pavianëve, janë gjetur dhe konfiskuar në një vend 0.5 gram substancë narkotike e llojit marihuanë dhe në një vend tjetër 1.2 gram substancë narkotike llojit kokainë. Rasti është duke u hetuar”- thuhet në raportin 24 orësh të Policisë.

Lajme të ngjashme